Page 5 - Demo
P. 5


                                    HyrjeHyrje 3Paketa e lëndës “Fizikë” për klasën e gjashtë përbëhet nga Libri i nxënësit, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit. Ajo është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe programin e lëndës “Fizikë 6”. Librat janë të këndshëm, të përshtatshëm dhe të lehtë në përdorim, si për nxënësin ashtu edhe për mësuesin. Libri dhe Fletorja nxitin përfshirjen aktive të nxënësit për përvetësimin e përmbajtjes së lëndës, si dhe zhvillojnë aftësitë bazë të kërkimit shkencor.Libri i nxënësit përbëhet nga dy kapituj, renditja e të cilëve jo domosdoshmërisht duhet të ndiqet nga mësuesi. Gjatë procesit të mësimdhënies, ai është i lirë t’i renditë ato si t’i duket më e përshtatshme.Libri dhe Fletorja përmbajnë shumë figura dhe pyetje që mund të shfrytëzohen për diskutime në klasë. Theksi vihet te lidhja që duhet të bëjë nxënësi mes jetës së përditshme dhe ideve shkencore.Përgjatë Librit, do të gjeni ide për veprimtari praktike, që i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë e kërkimit shkencor dhe të rritin kureshtjen.Pyetjet në rubrikën “Kontrolloni njohuritë” mund të përdoren për të vlerësuar nxënësin.Është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme që mësuesi t’i drejtohet Librit të mësuesit për përdorimin me efikasitet të Librit të nxënësit dhe të Fletores së punësgjatë procesit të mësimdhënies. Libri i mësuesit përmban udhëzime të hollësishme për mësimdhënien e të gjithë kapitujve, ide për veprimtari që mund të zhvillohen në klasë dhe shënime për të gjitha veprimtaritë që përmban Libri i nxënësit. Ai përmban një numër të madh fletësh pune, si dhe përgjigjet e të gjitha pyetjeve në Librin e nxënësit.Nxënësi mund të përdorë Fletoren e punës krahas Librit të nxënësit. Ajo përmban ushtrime të ndryshme që nxënësi të zhvillojë të kuptuarit, të praktikojë fjalorin, të zbatojë njohuritë në situata të reja dhe të zhvillojë aftësitë e shqyrtimit. Nxënësit mund t’i përfundojnë ushtrimet në klasë ose mësuesi/ja mund t’ua japë si detyrë shtëpie.Urojmë që paketa “Fizikë 6” t’ju pëlqejë!
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10