Page 53 - Demo
P. 53
Këshilla për hulumtim shkencorTomi ka parë një rregullsi te rezultatet. Disa prej rezultateve janë të njëjta. Ai e përdori këtë rregullsi për të nxjerrë një përfundim. A është i saktë Tomi? Koli ka parë një rezultat që nuk e plotëson këtë rregullsi. Për të kontrolluar se mos kanë bërë ndonjë gabim, ata e përsëritin provën me grafit. Llamba ndizej çdo herë. Kështu që përfundimi i Tomit nuk është i saktë. Ata nxorën një përfundim të ri.Përdorimi i rregullsive për të kontrolluar që matjet e përsëritura janë të besueshmeDori dhe Çimi po hulumtojnë se si ndikon lloji i sipërfaqes te forca e fërkimit. Ata kanë krijuar një rrafsh të pjerrët duke përdorur një stivë me libra dhe një dërrasë. Llojin e sipërfaqes së rrafshit e ndryshojnë. Fillimisht përdorin një dërrasë të thatë. Pastaj dërrasën e lagin. Për eksperimentin e tretë asaj i hedhin sipër rërë.Për çdolloj sipërfaqeje, matet koha e lëvizjes nëpër rrafsh e një kutie shkrepësesh. Gjatësia e rrafshit të pjerrët është e njëjtë, por kohët janë të ndryshme.Për t’u siguruar për rezultatet, Dori kryen tri prova për të njëjtën lloj sipërfaqeje. Për këto tri prova, ata gjejnë vlerën mesatare të kohës së lëvizjes të kutisë.Metalet e përçojnë elektricitetin. Lëndët që nuk janë metale nuk e përçojnë elektricitetin.Disa lëndë që nuk janë metale e përçojnë elektricitetin.A ndryshon forca e fërkimit kur sipërfaqet janë të ndryshme?51

