Page 55 - Demo
P. 55


                                    Këshilla për hulumtim shkencorPyetje kërkimoreShpeshherë, hulumtimi shkencor nuk është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një pyetjeje. Kjo sepse mund të mos keni pajisjet e nevojshme apo kohën e mjaftueshme. Përgjigjet e shumë pyetjeve mund të gjenden në libra referimi apo dhe në internet. Meri po bën një kërkim për përçueshmërinë elektrike.Zgjedhja e fjalëve kyçeSi fillim, duhet të mendoni fjalët që do të kërkoni. Këto duhet të jenë fjalët kyçe të temës për të cilën jeni duke kërkuar. Meri mund të kërkojë: bateri, rrymë, multimetër, qark elektrik.Përdorimi i librave të referimitShqyrtoni faqen e përmbajtjes së librit për këto fjalë dhe pastaj kërkojini ato në treguesin alfabetik. Kërkoni fjalët bateri, multimetër, qark elektrik në treguesin alfabetik të librit. Mund të gjeni informacion rreth rrymës elektrike në një qark?Meri ka gjetur dy faqe që japin të dhëna, njëra për bateritë dhe tjetra për punimet e Aleksandër Voltës. Faqet më të besueshme kërkojini në adresat e organizatave të mëdha dhe të shkruara nga njohës të mirë të fushës përkatëse.Përdorimi i internetitMendoni me kujdes rreth fjalëve që do të shtypni në kompjuter për të kërkuar. Për shembull, kërkimi për fjalën kyçe “bateri” mund të japë një listë faqesh të ndryshme.Jo gjithë informacioni dhe materiali i internetit është i saktë. Kështu që kërkoni me kujdes ato faqe që i përshtaten hulumtimit tuaj. Imazhe për bateritë dhe pilatMë shumë rreth bateriveBateritë | Pilathttps://botaebaterive.com5 fakte për Voltën53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59