Page 8 - Demo
P. 8
Masën më të madhe e kanë 10 g pupla apo 10 g rërë?1.1 Masa dhe pesha1 Forca dhe lëvizjaFjalë kyçemasë • kilogrampeshë • forcëforcë e rëndesës (rëndesë) • njutonPër të matur masën e një trupi, përdorim peshore si kjo ose të ngjashme me të.Unë peshoj 35 kilogramëCili është ndryshimi ndërmjetmasës dhe peshës?A shprehet saktë djali në figurë?Masa tregon sasinë e lëndës së një trupi. Ajo matet me njësi, të tilla si: gram dhe kilogram. Masa e djalit është 35 kg, por sa është pesha e tij?Masa dhe pesha nuk janë e njëjta gjë. Për të kuptuar çfarë është pesha, fillimisht duhet të kujtoni çfarë është forca e rëndesës (rëndesa ose graviteti). Çfarë ndodh kur lëshojmë një libër nga dora? Të gjithë trupat tërhiqen nga Toka. Ajo ushtron një forcë që quhet forca e rëndesës. Sa më e madhe të jetë masa e një trupi, aq më e madhe është forca që toka ushtron mbi të.Pesha e një trupi është forca që ai ushtron mbi trupin ku mbështetet apo ku varet, si pasojë e forcës së rëndesës që vepron mbi të. Mbi trupat me masë më të madhe ushtrohet forcë rëndese më e madhe. Për rrjedhojë, ata mëshojnë më shumë mbi trupat ku mbështeten, pra kanë dhe peshë më të madhe.Pesha matet me një njësi që quhet njuton (N). Njësia e peshës quhet e tillë për nder të Isak Njutonit, një shkencëtar që jetoi në Angli rreth 400 vite më parë. Ai ishte i pari që shpjegoi se çfarë janë forcat. Matja e masës dhe e peshësMasa dhe pesha janë gjëra të ndryshme, prandaj maten në mënyra të ndryshme.6 1 Forca dhe lëvizja

