Page 10 - Demo
P. 10


                                    8QiproArmeniM. KaukazOlbiaSardesThrakëtMalet e Ballkanit IlirëtSardenjëSiciliCarthago AthinëM. AtlasGadesAndaluziLIBIAAZIAEVROPACyreneAtlantët Amon AtarantetTebaMemfisLuzitanët e JugutIberikëtLigiesëtScythiaKeltëtSodgiBaktriKaspapirusParthiPersepolisSusa BabilonArabiaSiriaEgjiptiIndiaMasagetaeIsedonianDeti AzovL. DnjepërD. AdriatikDeti i ZiDeti EgjeDeti KaspikMediaL. IndusPersiDeti Erythraean (pjesë e Oqeanit Indian)Oqeani Aethopikus (pjesa jugore e Oqeanit Atlantik)L. NilD e t i i K u qL. VollgaL. ArasL. EufratL. TigërSabromataeSinopeTirrenëtAnadolli QendrorL. DanubL. DonL. SavaDeti i VeriutL. DravaSieneMeroeGarametëtEtiopianëtAtl a nti k u Mesjeta dhe kohët moderne Gjatë mesjetës, Evropa nuk pati shumë përparime në fushën e gjeografisë. Traditën e përpilimit të hartave e vazhduan dijetarët arabë. Përveç hartave, ata sollën të dhëna të rëndësishme mbi përmasat e Tokës. Në këtë periudhë patën rëndësi edhe informacionet që sollën librat e udhëtarëve kinezë.Arritjet më të rëndësishme në gjeografi ndodhën në periudhën e zbulimeve të mëdha gjeografike. Në këtë kohë mori hov zhvillimi i teknologjisë së lundrimit dhe shumë dijetarë u bindën për formën sferike të Tokës. Zbulimet e mëdha të Kristofor Kolombit, Vasko de Gamës, Amerigo Vespuçit, Ferdinand Magelanit dhe të tjerëve shtuan njohjen mbi botën dhe transformuan gradualisht hartat që e pasqyronin atë. Fillimet e njohurive gjeografikeNjohuritë gjeografike janë të hershme dhe janë pasuruar përkrah zhvillimit të shoqërisë. Ato fillojnë me shenjat, që lehtësonin orientimin e njerëzve, të gdhendura mbi gurë, eshtra, lëkurë etj. Hartat më të vjetra të gjetura janë të vizatuara mbi pllaka argjile dhe u përkasin kulturave të Mesopotamisë, Kinës, Indisë, Fenikisë, Egjiptit etj. Zhvillimi i tregtisë, i detarisë, si dhe fushatat ushtarake ndihmuan në njohjen e vendeve të reja. Dijetarët grekë dhe romakë të periudhës së antikitetit, si Herodoti, Aristoteli, Eratosteni, Ptolemeu etj., ndihmuan me përshkrimet e tipareve fizike dhe humane të tokave që ishin pranë dhe larg tyre. Ata i hodhën përshkrimet e tyre në harta, duke përdorur shkallën gjeografike.I.1 DISA PERIUDHA TË RËNDËSISHME TË ZHVILLIMIT TË NJOHURIVE GJEOGRAFIKEMësimi 1.2Diskutojmë Sot e kemi të lehtë të orientohemi në terren. Mund të gjejmë informacione dhe të përdorim harta të ndryshme, madje ato mund t’i gjejmë edhe në celularët tanë. Me anë të satelitëve mund ta shohim planetin tonë nga kozmosi dhe të orientohemi lehtësisht në çdo cep të tij. A njihnin njerëzit e hershëm çdo vend në glob? Si ka evoluar njohja jonë për botën që na rrethon?Pllakë argjile, me shkrim kuneiform e vitit 1500 pr.K. Harta e botës sipas Herodotit, viti 450 pr.K.Portret i F. Magelanit56njohuri gjeografike zbulime gjeografikeFjalë kyçe
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14