Page 11 - Demo
P. 11


                                    91. Duke vërejtur me kujdes figurat 5, 6, 8, si dhe hartën politike të botës të ekspozuar në klasë, trego se si ka ndryshuar përfytyrimi dhe njohja e njerëzve mbi botën.2. Diskuto në klasë rreth shkaqeve që kanë ndikuar në zgjerimin dhe pasurimin e njohurive për botën.3. Punë me grupe. Hulumto dhe grumbullo informacione të shkruara dhe harta të ndryshme:  a) për territoret e njohura në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës;b) për ekspedita të ndryshme të periudhës së zbulimeve të mëdha gjeografike dhe për rëndësinë e tyre.Plotëso ushtrimin 3 në faqen 6 të fletores së punës.Në shekujt në vazhdim, njohuritë gjeografike u pasuruan akoma më shumë. Për këtë, ndihmë të madhe ka dhënë sidomos zhvillimi i teknologjisë, i hartografisë dhe përdorimi i teknologjive digjitale.Komunikimi me anë të satelitit9 Gjatë periudhës së zbulimeve të mëdha gjeografike:•	 u pasuruan dhe u saktësuan hartat e mëparshme;•	 u përshkruan territoret e reja që u zbuluan;•	 u sollën dëshmitë e para e të drejtpërdrejta për formën sferike të Tokës (lundrimi i Magelanit);•	 u bënë përpjekje për të kuptuar edhe proceset që sillnin ndryshime në territore të ndryshme. Tregtari Marko Polo ishte evropiani i parë që bëri një kronikë të hollësishme të udhëtimit të tij për në Azi përpara periudhës së zbulimeve të mëdha gjeografike. A e dini se...Harta që paraqet disa prej zbulimeve të mëdha gjeografike (shek. XV-XVI), si dhe disa territore të kolonizuara. 8A Z IKIN ËINDIAFRIKËEGJIPTARABIE TIOPIAnglia dhe territoret anglezeFranca dhe territoret francezePortugalia dhe territoret portugezeSpanja dhe territoret spanjolleGUINEAE REHOLANDA E RE(AUSTRALIA)JAPONI(ZIPANGU)FILIPINEBORNEOJAVAMADAGASKAROQEANIINDIANOQEANIATLANTIKRUSIFRANCËPORTUGALI SPANJËMEKSIKËPERU AMERIKAE JUGUTBRAZILMaçu PiçuGROENLANDËAMERIKA E VERIUTLABRADORPek inAmsterdamMeksiko Siti(Tenoktitlan)KostandinopojëPolo 1271-95Magelani 1521Kolombi 1492De Gama 1497 Magelani 1519Venecie KebekDe GamaKolombi 1502-44,000 kmVJMagelani 1521Magelani 1522Vespuçi 1501Kolombi 1493ANGLIShih me kujdes hartën dhe përshkruaj rrugët që bëri Kolombi, De Gama, Vespuçi, Magelani dhe Polo.Radha joteGjeografia dhe kërkimi gjeografik“Shpikje dhe zbulime”, Xhulia Bartaloci (Giulia Bartalozzi), 2008.“Atlas historik i botës për fëmijë”, Simon Adams, 2008. Për më kureshtarët
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15