Page 15 - Demo
P. 15
13Një mjedis natyror• Çfarë është…?• Ku është…?• Si është ky vend...?• Pse është atje…?• Si po ndryshon…?• Si ndikojnë njerëzit mbi të…?• Si ndikon ajo te njerëzit...?• Si do të jetë në të ardhmen...? Roli i gjeografitGjeografët shkojnë në terren për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur. Ata ndihmojnë njerëzit të gjejnë mënyrat më të mira për të organizuar jetën dhe parashikojnë zhvillimet që mund të ndodhin në të ardhmen në një mjedis. Në këtë mënyrë, ata planifikojnë dhe propozojnë zgjidhjet më të mira për zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe për ruajtjen e mjedisit. Puna në terren zakonisht zhvillohet si punë në skuadër, duke diskutuar dhe ndarë së bashku gjetjet, interpretimet dhe propozimet për zgjidhje. Burimet e gjeografitNë studimet e tyre, gjeografët përdorin burime të ndryshme sipas ndarjeve vijuese. 1. Burime parësore: harta, fotografi, imazhe satelitore, bazë të dhënash (database), skica, informacione të shkruara, vëzhgime, intervista dhe regjistrime në terren. I.1 BURIMET DHE METODAT E KËRKIMIT GJEOGRAFIKMësimi 1.4Diskutojmë Një urbanist mund ta shohë mjedisin e paraqitur në figurën 15 si ideal për të ndërtuar një zonë turistike. Një fermer mund ta mendojë si një zonë të mirë për të mbjellë vreshta ose ullinj. Një gjeograf ka një mënyrë unike të të vështruarit të tij. Pasi studion të gjitha mundësitë dhe kufizimet që ka mjedisi, ai sugjeron mënyrën më të përshtatshme të zhvillimit. Po ju si e shikoni?Pyetjet që ngrenë gjeografët për një hapësirë në Tokëgjeografburimet e gjeografit metoda e vrojtimit metoda eksperimentale metoda krahasuese metoda statistikore 15Fjalë kyçe

