Page 16 - Demo
P. 16
142. Burime dytësore: interpretime të ndryshme dhe analiza të bëra për burimet parësore. Metodat e kërkimit gjeografikGjeografët përdorin metoda të ndryshme për të vëzhguar, për të regjistruar dhe për të interpretuar të dhënat, faktet e dukuritë. Më poshtë janë renditur metodat më të përdorura.1. Metoda e vrojtimit mund të jetë e drejtpërdrejtë (në formën e ekskursioneve/ekspeditave vëzhguese në terren) ose jo e drejtpërdrejtë (e realizuar përmes përdorimit të informacioneve të shkruara, të dhënave të ndryshme, hartave, atlaseve e imazheve satelitore, si dhe përmes ndërtimit të skicave e videove).2. Metoda eksperimentale bazohet në provat që bëhen për të realizuar një dukuri gjeografike (p.sh., në laborator).a) b)3. Metoda e krahasimit bazohet në krahasimin e rezultateve të arritura nga burime të ndryshme apo në krahasimin e rezultateve të arritura në kohë të ndryshme.4. Metoda statistikore bazohet në përdorimin e të dhënave, të tabelave e të grafikëve. Në bazë të tyre, realizohen analiza statistikore dhe nxirren përfundime. 1. Shih figurat ilustruese të përdorura dhe diskuto: a) se çfarë metodash të kërkimit gjeografik tregojnë; b) se çfarë burimesh janë përdorur prej gjeografëve.Radha jote Disa metoda të kërkimit gjeografikSkema përmbledhëse e mjeteve dhe e burimeve të gjeografit1716Përshkruaj dhe diskuto në klasë se çfarëmetodash të kërkimit gjeografik paraqiten në figurat 17/a dhe 17/b. Vlerëso se për çfarë na ndihmojnë të dhënat e siguruara prej tyre.Gjeografia dhe kërkimi gjeografikFotografi nga terreniFotografi nga ajriImazhe satelitore

