Page 17 - Demo
P. 17


                                    15Shembulli 1: Gjeografët ndihmojnë në zgjidhjen e trafikut të rënduar në rrugëShembulli 2: Gjeografët japin zgjidhje për dukurinë e rrëshqitjes së tokës në një terren të pjerrët pa bimësiHapat e punës së gjeografit Hapat e punës së gjeografit2. Punë me grupe. Lexo me vëmendje shembullin 1.Bazuar në shembullin 1, plotëso shembullin 2. a) Përshkruaj disa nga hapat që mund të ndjekin gjeografët për të dhënë zgjidhjet e duhura për eliminimin e rrëshqitjes së tokës në një terren të pjerrët pa bimësi.b) Vlerëso rolin e gjeografit në mbrojtje të mjedisit dhe në funksion të gjetjes së rrugëve të duhura për mbarëvajtjen e veprimtarisë sonë të përditshme.1 VëzhgimiGjeografët vëzhgojnë në terren numrin mesatar të makinave që kalojnë në rrugë në njësinë e kohës, llojin e tyre (të vogla, familjare apo të transportit urban/të mallrave) dhe drejtimet nga vijnë. Ata mbledhin të dhëna edhe për terrenin dhe ndërtimin e shtresave të tokës së qytetit, si dhe për ujërat nëntokësore e sipërfaqësore etj.2 Regjistrimi Gjeografët mbajnë shënime, vizatojnë skica, bëjnë foto dhe/ose video.3 Interpretimi Përveç informacioneve që marrin në terren, gjeografët interpretojnë hartën e rrugëve, pozicionin gjeografik dhe formën e relievit të të gjithë qytetit, fotografitë dhe imazhet satelitore të tij, skicat, shënimet etj. Në këtë mënyrë, ata ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje të parë të problemit: përcaktimin e drejtimeve më të volitshme në të cilat duhet të shpërndahet trafiku si dhe oraret e lëvizjeve të makinave të mallrave.4 Përfundime dhe propozime për zgjidhjeGjeografët:a) propozojnë si zgjidhje përfundimtare ndërtimin e një unaze të re, e cila do të shmangë nga qendra e qytetit makinat e transportit të mallrave;b) sugjerojnë për ndërtimin e unazës vendin më të përshtatshëm si në ndihmë të tregtisë e të lëvizjes së njerëzve, ashtu edhe në mbrojtje të mjedisit;c) përcaktojnë numrin dhe vendin e zonave të parkimit;d) këshillojnë shtimin dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore.1 Vëzhgimi 2 Regjistrimi 3 Interpretimi 4 Përfundime dhe propozime për zgjidhjeGjeografia dhe kërkimi gjeografik
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21