Page 20 - Demo
P. 20


                                    18 VendiÇdo vend në botë ka tiparet e veta të veçanta, që e dallojnë nga një vend tjetër. Pasi përcaktojnë se ku ndodhet një vend, gjeografët i përgjigjen pyetjes: “Si është ky vend?”. Për këtë, ata i përshkruajnë vendet me terma që shprehin tiparet fizike dhe humane të tyre. Shembulli 3 Shqipëria. Tiparet fizike dhe humane të saj janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.Këto tipare e dallojnë atë nga vendet e tjera.a) Disa tipare fizike: Shqipëria ndodhet buzë detit Adriatik dhe Jon. Ka reliev kodrinor-malor, klimë mesdhetare dhe malore, ujëra të bollshme, minerale të shumta dhe botë të gjallë të larmishme. b) Disa tipare humane: Shqipëria ka trashëgimi të pasur historike dhe kulturore. Popullsia e saj është e re në moshë. Në qendrat e banuara shqiptare gjen të ndërthurura elemente të arkitekturës së vjetër me elemente moderne. Ajo ka të zhvilluar më tepër ekonominë bujqësore, turizmin, detarinë, nxjerrjen e mineraleve, artizanatin etj. Pamje nga fusha e Myzeqesë Pamje nga bregdeti JonZhvillimi i artizanatit (Krujë) Aktivitet bujqësor në Rajonin Perëndimor të Shqipërisë Qendër urbane1. Cilat janë pesë temat bazë të gjeografisë?2. Bazuar në hartën e figurës 21, përcakto vendndodhjen absolute dhe relative të qytetit të Cërrikut.3. Gjej Shqipërinë në hartën e botës dhe të Evropës dhe: a) përcakto vendndodhjen absolute dhe relative të saj; b) përshkruaj disa karakteristika fizike dhe humane të saj.4. Punë me grupe. Situata 1: “Përmbytjet e vazhdueshme në veri dhe në jug të Shqipërisë janë një dukuri katastrofike për jetën e banorëve, për ekonominë e tyre dhe për zhvillimin e vendit tonë.” Zgjidhjet e mundshme të kësaj situate kërkojnë një hulumtim paraprak.Diskutoa) Cila është vendndodhja gjeografike e vendeve të prekura më tepër nga përmbytjet? b) Cilat janë disa nga tiparet fizike dhe humane të këtyre vendeve?Radha joteBazuar në shembullin 3/a dhe 3/b, përshkruaj edhe ti disa tipare fizike dhe humane të vendit (qytet/fshat) ku jeton.
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24