Page 23 - Demo
P. 23
21Lëvizja është një tjetër temë bazë e gjeografisë, e cila përfshin lëvizjen e njerëzve, të mallrave, të informacionit dhe të ideve. Këto lëvizje mund të ndodhin edhe njëherazi. Kërkimet gjeografike mbi lëvizjen i përgjigjen pyetjes: “Si lidhen vendet?” Lëvizja e njerëzve (migrimi) mund të bëhet për një jetë më të mirë, për më tepër liri, për arsye katastrofash natyrore, por edhe për shkak të luftërave apo prej shpërnguljeve me forcë. Kur njerëzit largohen nga vendi i tyre, ata emigrojnë. Ardhja e njerëzve në një vend ose zonë të caktuar quhet imigrim. Lëvizja e mallrave ose tregtia përfshin eksportet, kur mallrat vendase dërgohen në tregjet jashtë vendit, dhe importet, kur mallrat sillen nga tregjet e jashtme brenda vendit. Mallrat që tregtohen janë kryesisht në formën e burimeve natyrore (krom, hekur, drithëra, kafe etj.) dhe të mallrave industriale (automobila, kompjutera, anije, makineri për degë të ndryshme të industrisë etj). AMERIKA E VERIUTAMERIKA E JUGUTAFRIKAAMERIKA QENDROREOQEANIP A QËSOROQEANIA T L ANTIKBRAZILKARAIBET HOLANDEZEKARAIBET FRANCEZEKARAIBET DANEZE KARAIBET BRITANIKEAMERIKA SPANJOLLEAMERIKA VERIORE BRITANIKEArabiaDendësia 12,000,00010,000,0008,000,0006,000,0004,000,0002,000,000 1,000,000GjermaniaHolandaFranca Mbretëria e BashkuarArabia SauditeBraziliVenezuelaMeksikaJaponiaKorea e JugutTajvaniSingaporiKina15 partnerët kryesorë të tregtisë me SHBA-nëImportet e SHBA-sëEksportet e SHBA-sëIndiaKanadajaSHBAMësimiI.1 1.67 LËVIZJADiskutojmë Ne udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Komunikojmë me njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme, por edhe varemi nga produkte, informacione e ide që vijnë nga jashtë ambientit tonë. Të gjitha këto lëvizje bëhen objekt i studimit të gjeografëve. Cilat forma komunikimi dhe lëvizjeje dalloni në jetën e përditshme?lëvizjemigrimeksport-importlëvizje e ideveFjalë kyçeHarta e 15 vendeve të botës me 27të cilat SHBA zhvillon më shumë tregti (eksport-import) Krahaso midis tyre figurat 25 e 26 dhe diskuto se për çfarë shkaqesh ka ndodhur lëvizja e njerëzve në to.Harta e familjeve kryesore të gjuhëve në botëPamje nga eksodi i shqiptarëve drejt brigjeve italiane, mars 199126 Harta që tregon tregtinë e skllevërve (shek XVIII-XIX)25

