Page 24 - Demo
P. 24
22Lëvizja e informacionit dhe e ideve realizohet nëpërmjet lëvizjes së njerëzve, lëvizjes së mallrave, telefonave fiks dhe celularëve, postës, televizionit, radios, gazetave, librave, revistave dhe internetit (e-mail, rrjete sociale). Lëvizja e ideve1. Plotëso një tabelë me llojet e lëvizjes dhe me shembuj të secilës prej tyre. 2. Diskuto në klasë rreth shkaqeve dhe pasojave: a) të largimit të shqiptarëve në mënyrë masive nga vendi, në fillim të viteve ‘90; b) të largimeve të herëpashershme të shqiptarëve gjatë periudhës së tranzicionit. Sill shembuj, nëse ke, nga familja apo të afërmit e tu. 3. Prej shportës së paraqitur: a) veço produktet që eksportojmë dhe ato që importojmë (kërko edhe ndihmën e mësuesit/es; b) rigrupo produktet e shportës sipas tabelës.4. Punë me grupe. Diskuto në klasë.a) Vendi ku ti jeton ka më tepër emigrim apo imigrim të popullsisë? Cilat janë shkaqet dhe pasojat e kësaj lëvizjeje? (Diskutimi mund të bëhet bazuar në qëndrime pro dhe kundër.)b) A ndikon lëvizja e njerëzve (ndërtimi i banesave ose i aktiviteteve ekonomike pranë shtretërve të lumenjve) në përmbytjet e vazhdueshme të lumenjve? Sot, përdorimi masiv i telefonisë celulare dhe i komunikimit digjital me anë të rrjeteve sociale e ka bërë më të lehtë e më të shpejtë lëvizjen e informacionit dhe të ideve.Diskuto dhe argumento se cili është mjeti që të ndihmon ty dhe moshatarët e tu për të përcjellë idetë dhe informacionin.Hartë që paraqet mënyrat e sotme të komunikimit (të informacionit dhe të ideve) 28Radha joteGjeografia dhe kërkimi gjeografikBurime natyrore Mallra industrialePër më “Libri i dijes - i lidhur me internetin”, përgatitur nga Ema Helbrou (Emma Helbrough), 2004.kureshtarët

