Page 25 - Demo
P. 25
23Njeriu dhe mjedisi bashkëveprojnë midis tyre dhe si rezultat, për të dy rrjedhin pasoja e përfitime. Gjeografët studiojnë sa dhe si ndikojnë te njëri-tjetri njeriu dhe mjedisi. Tërësia e objekteve të gjalla dhe jo të gjalla që na rrethon, në një vend ose në një rajon të dhënë, quhet mjedis.a) b)Aspekte të përshtatjes së njeriut me klimën e vendit ku jetonAspekte të ndikimit pozitiv të njeriut në mjedis2930MësimiI.1 1.68 BASHKËVEPRIMI NJERI-NATYRËDiskutojmë Risjellim përsëri në vëmendje situatën 1, për të cilën filluam hulumtimin në mësimin 1.5, për vendet që kanë pësuar vazhdimisht përmbytje. A mendon se vetë njeriu është një prej faktorëve që ndikon drejtpërdrejt mbi mjedisin? bashkëveprimi njeri-natyrëFjalë kyçe Si ndikon mjedisi mbi ne? Ne varemi nga elementet e mjedisit që na rrethon dhe përshtatemi me të. Varemi nga pjelloria e tokës dhe klima për të kultivuar llojet e ndryshme të kulturave bujqësore. Varemi nga lumenjtë për sigurimin e ujit të pijshëm, të energjisë elektrike, e për ujitjen e tokave. Gjithashtu, vishemi në përshtatje me temperaturat e ajrit. Si ndikojmë ne mbi mjedisin? Për të siguruar të mirat materiale, ne e ndryshojmë mjedisin që na rrethon dhe ndikojmë pozitivisht ose negativisht mbi të. Ndikojmë pozitivisht, kur ndërhyrjet tona nuk dëmtojnë zhvillimin natyral të mjedisit, si: kur mbjellim pemë, kur pastrojmë mbeturinat, kur mbrojmë bregdetin dhe lumenjtë nga ndotja ose kur ndërtojmë duke respektuar rregullat. Ndikojmë negativisht, kur shfrytëzojmë më tepër sesa duhet burimet natyrore, kur ndotim ajrin, ujin, tokat, kur presim pemët ose kur gërryejmë lumenjtë për materiale ndërtimi. Ne veprojmë mbi mjedisin, por harrojmë se të gjitha ndërhyrjet negative që bëjmë mbi të, më vonë, do të sjellin ndikimin e tyre përsëri mbi ne. Në tokat e ngrira të Arktikut, në veri, eskimezët i ndërtojnë shtëpitë e tyre me blloqe akulli. A e dini se...“Libri i dijes - i lidhur me internetin”, përgatitur nga Ema Helbrou (Emma Helbrough), 2004.

