Page 26 - Demo
P. 26
24Ndotja në ujëra nëntokësorëNdotja në lumenjNdotja në detGaze të ndotura që shkojnë në atmosferë Përdorimi i plehrave kimikeNdotja nga aktiviteti bujqësor (nga kafshët dhe lëndët kimike në bujqësi)Ndotja nga veprimtaria industrialeGazetë çliruara nga fabrikatGaze të çliruara nga transportiNdotja nga mbetjet urbane A e dini se...– Njerëzit ndërtojnë autostrada dhe rrugë për të lehtësuar lëvizjen nga njëri vend në tjetrin, por automjetet janë shkaktarë të ndotjes së mjedisit. – Spërkatësit që përdoren në bujqësi për mbrojtjen e bimëve të mbjella nga sëmundje të ndryshme shkojnë si te bima që spërkatet, ashtu edhe te toka e uji ku ajo ndodhet. Nëpërmjet ushqimit që marrim apo ujit që përdorim, kimikatet e ndryshme që përdoren në spërkatje hyjnë në organizmin tonë.Përshkruaj përmbajtjen e figurës 31 dhe trego se si ndikon njeriu me aktivitetin e tij mbi mjedisin ku jeton.31 Ndikimi negativ i njeriut në mjedisndotje - çdo ndryshim i veçorive fizike, kimike dhe biologjike të ajrit, të ujit dhe të tokave që është i dëmshëm për jetën e gjallë.FjalorRadha jote1. Çfarë kupton me bashkëveprim midis njeriut dhe mjedisit? Si veprojmë ne mbi mjedisin? Ilustro me shembuj.Plotëso në fletoren e punës ushtrimin 5, faqe 9.2. Përshkruaj figurat 30/a, 30/b, 31 dhe trego se çfarë ndikimi ka mbi mjedisin veprimtaria e banorëve. Po mjedisi do të ndikojë më pas në cilësinë e jetës së vetë banorëve? Çfarë ndikimi do të ketë?3. Përshkruaj figurën 29 dhe trego se si përshtatemi ne me mjedisin. Sill disa shembuj të tjerë.Plotëso në fletoren e punës ushtrimin 5 dhe 6, faqe 9.4. Në figurën 31, gjej veprimtari të ngjashme me ato të komunitetit ku ti jeton. Trego se sa shqetësuese është bërë për jetën e komunitetit ndotja e krijuar.5. Përmes një vizatimi, trego disa shembuj të ndikimit pozitiv dhe negativ të komunitetit mbi mjedisin ku ti jeton. Diskuto në klasë se si do të doje të ishte ky mjedis.6. Punë me grupe. Në një diskutim të organizuar sipas këshillave të mësuesit/es, jep mendimin tënd për temën e mëposhtme: “Shqipëria është një vend i vogël me burime të mëdha natyrore. Si i shfrytëzojmë ato? A tregojmë kujdes edhe për ruajtjen e mjedisit që na rrethon?”. Mund të shkruash edhe një ese me këtë temë.Gjeografia dhe kërkimi gjeografik

