Page 28 - Demo
P. 28
7 Qarko alternativën e saktë.7.1 Metoda e drejtpërdrejtë e vrojtimitmund të realizohet:a) me anë të ndërtimit të skicave e videove;b) me anë të përdorimit të informacioneve të shkruara;c) në formën e ekskursioneve ose ekspeditave vëzhguese në terren;d) përmes përdorimit të hartave, të atlaseve e të imazheve satelitore.7.2 Kur themi se Shqipëria ndodhet buzë detit Adriatik dhe Jon, kemi përcaktuar:a) rajonin ku ndodhet Shqipëria;b) vendndodhjen relative të Shqipërisë;c) vendndodhjen absolute të Shqipërisë;d) bashkëveprimin midis nesh dhe bregdetit.8 Lidh me shigjetë. • burime parësore • tregon se ku gjendet saktësisht një vend • burime dytësore • bazohet në provat laboratorike• metoda eksperimentale • harta, fotografi, imazhe satelitore• metoda statistikore • bazohet në përdorimin e të dhënave/tabelave/grafikëve• vendndodhja absolute • bazohet në provat për të realizuar një dukuri gjeografike9 Sipas rastit, vendos “e vërtetë” apo “e gabuar”. V G• Vendet e grupuara brenda një rajoni kanë tipare dalluese midis tyre. • Veprojmë pozitivisht mbi mjedisin kur, për shkak të një ndërtimi, ndryshojmë drejtimin e lumit.• Zhvillimi dhe përdorimi i mjeteve digjitale e ka bërë më të lehtë dhe më të saktë njohjen e botës. • Importojmë, kur tregtojmë kromin e nëntokës sonë për në vendet e tjera. • Gjeografia e mjedisit studion tiparet njerëzore që merr çdo mjedis në tokë, si rezultat i gjithë aktivitetit të shoqërisë njerëzore. 6 Përzgjidh një situatë nga bota, Evropa ose vendi yt (për shembull, migrimi i popullsisë) dhe, përmes diskutimit rreth saj, shpjego kuptimin e pesë temave bazë të gjeografisë: a) vendndodhjen gjeografike; b) vendin; c) rajonin; d) lëvizjen; e) bashkëveprimin njeri-natyrë.Plotëso skemën përmbledhëse në faqen 9 të fletores së punës.26

