Page 30 - Demo
P. 30


                                    28Fjalorhartograf - specialisti që vizaton harta. MësimiI.1 1.6 21 PARAQITJA GRAFIKE E TOKËSDiskutojmë Vëllai ose motra jote, student/e në degën e Drejtësisë, do të marrë pjesë në një seminar të organizuar në Universitetin La Sapienca, Romë. Për këtë, i duhet informacion: për vendndodhjen e universitetit, për distancën e universitetit me objekte të njohura, për rrugët që të çojnë në këtë universitet, për planimetrinë etj. Për t’i dhënë informacionin e nevojshëm, fillimisht, mund t’i drejtohesh globit, hartës së Italisë e të Romës dhe planit të zonës ku ndodhet universiteti, që janë tri format e paraqitjes grafike të sipërfaqes së Tokës. Çfarë informacioni mund t’i japim nga secila prej tyre?globi harta planiFjalë kyçeParaqitja e sipërfaqes së Tokës në glob dhe në hartë 1 GlobiGlobi është paraqitja në sferë e sipërfaqes së Tokës me përmasa të zvogëluara. Nëpërmjet tij, njihemi me vendndodhjen gjeografike të vendeve, me formën e planetit, vendosjen e kontinenteve dhe të oqeaneve. Globi e paraqet Tokën shumë të zvogëluar dhe si rezultat nuk mund të na japë shumë hollësira mbi sipërfaqen e saj. Për shembull, çfarë mësoni ju për Romën nëpërmjet globit të ekspozuar në klasë? Përveç kësaj, ne nuk mund ta mbajmë globin me vete dhe ta përdorim në çdo kohë e në çdo vend. HartaPër të marrë më tepër informacion për tiparet fizike dhe humane të sipërfaqes së Tokës na shërbejnë hartat, të cilat janë më praktike se globi. Hartë quhet paraqitja në sipërfaqe të rrafshët e gjithë sipërfaqes së Tokës ose e një pjese të saj, me përmasa të zvogëluara. Meqenëse hartat paraqesin sipërfaqe të mëdha, në to merret parasysh forma sferike e Tokës. Si rezultat i kësaj, ndërtimi i tyre ka vështirësitë e veta, pasi një sipërfaqe e harkuar është e pamundur të mos deformohet nëse shtrihet mbi një sipërfaqe të sheshtë. Për të zvogëluar sa më shumë këto deformime, hartat përgatiten nga hartografët me metoda të ndryshme. PlaniPër të paraqitur me hollësi çdo objekt të ndodhur në një sipërfaqe, si: banesat, shkollën, universitetin, qendrën studentore, rrugët, spitalin etj., duhet të njohim dhe të studiojmë më parë planin e saj. Plan quhet paraqitja në rrafsh pa shformime e një sipërfaqeje të vogël të Tokës me përmasa të zvogëluara. Plani paraqet sipërfaqe të vogla të Tokës. Për rrjedhojë, ai nuk merr parasysh formën sferike të Tokës, pra sipërfaqja e paraqitur nuk ka shformime. Të gjitha objektet në plan paraqiten të para nga sipër.
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34