Page 32 - Demo
P. 32


                                    30Sipërfaqja sferike e Tokës e shtrirë në një sipërfaqe të rrafshëtRezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• përzgjedh informacionin nga harta të ndryshme (harta dhe plane të gjetura në Internet), të cilat i përdor për realizimin e detyrave; • ndërton një “glob” që përshkohet nga rrjeta gjeografike dhe, përmes tij, argumenton shkakun pse në harta ndodhin deformime të formave të sipërfaqes së Tokës;• analizon, vlerëson dhe menaxhon informacionin e marrë përmes përdorimit të TIK-ut;• krahason dhe diskuton në lidhje me ngjashmëritë dhe ndryshimet midis hartës, planit dhe globit.Koha e zhvillimit të punës praktike: 45‘Mjetet e nevojshme: globi, harta e botës, harta fizike dhe politike të shteteve të ndryshme, plane të qyteteve që i përkasin shteteve që keni përzgjedhur sipas dëshirës, një top llastiku, një lapustil dhe gërshërë.Hapat që do të ndiqen për realizimin e punës praktikePUNË PRAKTIKE 2.1TEMA: NDRYSHIMET MIDIS GLOBIT, HARTËS  DHE PLANITVeprimtaria 1 Veprimtaria 21 1234523Hulumto në internet, gjej, stampo dhe sill në klasë: harta fizike ose politike të vendeve të ndryshme (sipas dëshirës) dhe plane të kryeqyteteve (ose të qyteteve që dëshiron të njohësh a vizitosh). Përveç tyre, ekspozo në klasë globin, hartën e botës dhe harta të kontineteve.Mbi një top të vogël llastiku, cakto dy pika që ndodhen 1800 larg nga njëra-tjetra. Vertikalisht, vizato disa rrathë që do të kalojnë (do të priten) në të dyja pikat e përcaktuara në fillim.Bëj disa vija të tjera pingul me ato që ndërtove (shihet një rreth i madh që formohet dhe shumë të tjerë paralel me atë, që zvogëlohen duke iu afruar dy pikave të përcaktuara në fillim). Prite topin në disa pjesë përgjatë vijave vertikale, që të kesh mundësi ta “shtrish” sipërfaqen e tij mbi tavolinë.Diskuto në klasë: A arrin e gjithë sipërfaqja e topit të shtrihet në sipërfaqen e sheshtë të tavolinës pa deformime? Pse? Përshkruaj se çfarë drejtimesh morën vijat horizontale dhe vertikale që vizatove. Argumento pse ka vështirësi paraqitja e të gjithë sipërfaqes sferike të Tokës në një sipërfaqe të rrafshët.Përzgjidh shtetin/kryeqytetin/qytetin për të cilin do të grumbullosh informacionin që të nevojitet dhe përshkruaj se çfarë të ofroi globi, harta dhe plani. Diskuto se çfarë të përbashkëtash dhe ndryshimesh dallon midis globit, hartës dhe planit.6
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36