Page 34 - Demo
P. 34


                                    32Pjerrësia e relievitImazh satelitor Imazh satelitor Relievi, hidrograa dhe një pjesë e qendrës së banuarRrjeti lumor Qendra e banuarNdarja administrative midis njësive në një qendër të banuarRrjeti automobilistik Elementet e hartaveGjithë informacioni që përmbajnë hartat e mësipërme apo çdo lloj hartetjetër paraqitet me anë të elementeve të saj. Ato mund të jenë elementematematikore ose gjeografike.Në figurat 7/a dhe 7/b, hartat kanë një shkallë zvogëlimi të paraqitur në formë raporti dhe një kornizë rrethuese me koordinatat gjeografike të vendosura në të. Këto quhen elemente matematikore.Përveç tyre, ka edhe elemente të tjera që tregojnë disa karakteristika fizike dhe humane të hapësirës së paraqitur. Këto quhen elemente gjeografike. Rëndësia e përdorimit të hartaveHartat shërbejnë:• Për t’u orientuar në çdo kohë në terren, për qëllime të ndryshme. Ato ndihmojnë për të përcaktuar vendndodhjen gjeografike të vendeve, për të treguar distancat dhe drejtimin në terren. P.sh., të gjitha format e transportit (detar, tokësor dhe ajror) mbështeten në saktësinë e hartave për t’iu drejtuar destinacioneve të tyre.• Si burim informacioni për secilin prej nesh (nxënës, studentë, turistë, fermerë, ushtarakë etj.). Përmes hartave, mund të mësojmë brenda një kohe të shkurtër shumë gjëra rreth vendeve që nuk kemi mundësi t’i vizitojmë. Hartat mund të tregojnë gjithashtu informacione për motin dhe klimën, për shpërndarjen e botës së gjallë, për ndryshimet mjedisore, për shpërndarjen e popullsisë, zhvillimin ekonomik të vendeve etj.• Si një mjet ndihmës për zyrtarë dhe urbanistë në planifikimet që bëjnë dhe në vendimet që marrin për të zhvilluar mjedisin.Në varësi të hartave që përdoren, elementet gjeografike mund të jenë: a) fiziko-gjeografike, si p.sh., shenjat që paraqisin rrjetin hidrografik, relievin, përbërjen gjeologjike, tokat, bimësinë etj. b) humane, si p.sh., shenjat që tregojnë qendrat e banuara, objektet ekonomike, rrugët, kufijtë politikë e administrativë, dendësinë e popullsisë etj. Përdorimi praktik i hartave në ditët e sotme98 Disa elemente fiziko-gjeografike dhe humane që paraqiten në harta të ndryshmeHartat gjeografike
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38