Page 38 - Demo
P. 38
36Poli i Veriut Tirana (19049`gjatësi gjeografike lindore)Poli i Jugut900Poli i JugutNju OrlinsEvropaAziaAfrikaAmerikae Jugut700600500400300200100100100200300400100 2003004000030060 70 0 0800OQEANI ATLANTIK200 40 50 0 0800 900 1000Ekuatori 00Qendrae TokësBoshti i TokësNju Orlins900 gjatësi gjeografike)900Meridiani Fillestar 00gjatësia gjeografikePoli i Veriut (gjerësia gjeografike 900)900Nju OrlinsEvropaAziaAfrikaAmerikae Jugut700600500400300200100100100200300400100 2003004000030060 70 0 0800OQEANI ATLANTIK200 40 50 0 0800 900 1000Paraleli 300meridiani 900Ekuatori 00Qendrae TokësBoshti i Tokësgjerësiagjeografike 300Meridiani Fillestar 00Amerika e VeriutAmerika e VeriutNju Orlins(300 gjerësi gjeografike)Tirana (41019`gjerësia gjeografike veriore)a) b)MësimiI.1 1.6 24 KOORDINATAT GJEOGRAFIKEDiskutojmë Risjellim në vëmendje vendndodhjen absolute të vendeve. Cili ishte kuptimi i vendndodhjes absolute? Cila ishte vendndodhja absolute e Tiranës? koordinatat gjeografikegjerësi gjeografike gjatësi gjeografike Fjalë kyçe Koordinatat gjeografike përcaktojnë vendndodhjen absolute të një objekti. Ato përbëhen nga gjatësia dhe gjerësia gjeografike. Gjatësia gjeografikeGjatësia gjeografike tregon se sa gradë larg, në lindje ose në perëndim të Meridianit Fillestar, ndodhet një vend. Vendet në perëndim të meridianit fillestar ndodhen në Hemisferën Perëndimore dhe kanë gjatësi gjeografike perëndimore. Vendet në lindje të meridianit fillestar ndodhen në Hemisferën Lindore dhe kanë gjatësi gjeografike lindore. Për shembull, Tirana ka gjatësi gjeografike lindore 19°49’, sepse ndodhet në Hemisferën Lindore në një distancë prej 19°49’ larg meridianit të Grinuiçit. Gjerësia gjeografikePër të përcaktuar gjerësinë gjeografike të vendeve të ndryshme në glob, na ndihmojnë paralelet. Gjerësia gjeografike tregon se sa gradë larg, në veri ose në jug të Ekuatorit, ndodhet një vend. Vendet në veri të Ekuatorit ndodhen në Hemisferën Veriore dhe kanë gjerësi gjeografike veriore. Vendet në jug të Ekuatorit ndodhen në Hemisferën Jugore dhe kanë gjerësi gjeografike jugore. Për shembull, Tirana ka gjerësi gjeografike veriore 41°19’, sepse ajo ndodhet në Hemisferën Veriore në një distancë prej 41°19’ larg Ekuatorit.Gjatësia dhe gjerësia gjeografike (vendndodhja absolute) e vendeve në glob 14Hapat për gjetjen e koordinatave gjeografikePër gjetjen e koordinatave gjeografike të Tiranës (me gjatësi gjeografike lindore 19°49’ dhe gjerësi gjeografike veriore 41°19’), vepro si më poshtë:1. Në hartën e botës ose në glob, gjej: a) meridianët 19° dhe 20o që ndodhen në lindje të Greenwich-it; b) paralelet 41° dhe 42° që ndodhen në veri të Ekuatorit. 2. Ndaj distancën prej 1 gradësh (midis dy meridianëve dhe dy paraleleve) në 60 pjesë/vija imagjinare të barabarta (sepse 1° është e barabartë me 60 minuta). 3. Gjej gjatësinë gjeografike lindore 19°49’ të Tiranës, duke i shtuar (duke shkuar më në lindje) meridianit 19° edhe 49 ndarje që përfaqësojnë 49 minuta. 4. Gjej gjerësinë gjeografike veriore 41°19’ të Tiranës, duke i shtuar (duke shkuar më në veri) paralelit 41° edhe 19 ndarje që përfaqësojnë 19 minuta. 5. Identifiko vendodhjen e Tiranës (e cila ndodhet në pikën ku priten meridiani me paralelin që ju gjetët).Shembull

