Page 39 - Demo
P. 39
37Gjatësia dhe gjerësia gjeografike (vendndodhja absolute) e vendeve në globRadha joteHartat gjeografike1. Për çfarë shërbejnë meridianet dhe paralelet?2. Shpjego me fjalët e tua kuptimin e gjerësisë dhe të gjatësisë gjeografike.3. Shih hartën e botës së ekspozuar në klasë, përcakto sipas dëshirës disa shtete dhe gjej koordinatat gjeografike të tyre.4. Në globin e paraqitur në figurën përbri, plotëso: a) Ekuatorin, meridianin fillestar dhe meridianin 1800;b) Hemisferat: perëndimore, lindore, veriore, jugore;c) Polin e Veriut dhe të Jugut;d) Koordinatat gjeografike të secilit meridian dhe paralel, duke filluar nga Ekuatori dhe meridiani fillestar, me një distancë prej 1500 secila;e) Disa koordinata gjeografike që ndodhen në shkretëtirën e Saharasë.Shkretëtira e Saharasë“Atlas gjeografik i botës për fëmijë”, Belinda Veber (Belinda Weber).“Atlas gjeografik i botës - i lidhur me internetin”, Stefani Tërnbull (Stephanie Turnbull) dhe Ema Helbrou, 2008.Për më kureshtarëtFama e Meridianit të Grinuiçit bën që çdo vit në Observatorin Mbretëror të Grinuiçit, të vijnë qindra mijëra vizitorë. Ata vijnë aty për të qëndruar në vijën që ndan Lindjen nga Perëndimi. Por, jo të gjithë e dinë që ky meridian - i cili në rrugën e tij nga poli në pol, përveç Anglisë, kalon edhe në Francë, Spanjë, Algjeri, Mali, Burkina Faso, Togo, Gana, madje edhe në Antarktidë - është i shënuar përmes A e dini se...shenjave të caktuara dalluese në të gjitha këto vende.Pamje nga Observatori Mbretëror i Grinuiçit

