Page 42 - Demo
P. 42
40a) c) b) d) 250 m50 mParkimMësimiI.1 1.6 25 SHKALLA E HARTËSDiskutojmë Në hartat e figurës 18, informacioni për objektet e ndodhura në bllokun numër 2 të banesave ndryshon. Përshkruajmë se çfarë objektesh dallohen në bllokun numër 2 të banesave në secilën prej hartave të figurës 18. Cila mund të jetë arsyeja e rritjes së informacionit për objektet e ndodhura aty?shkalla e hartësshkallë numerike shkallë grafike legjenda e hartës simboleFjalë kyçeInformacioni që marrim nga harta të ndryshme varet edhe nga shkalla e hartës.Shkalla e një harte është raporti ndërmjet distancave në hartë dhedistancave reale mbi sipërfaqen e tokës.Raporti ndërmjet distancave në hartë dhe atyre reale mbi sipërfaqen e tokës shprehet me anë të njësive, që mund të jenë centimetra, metra ose kilometra.Shihni hartat e figurës 18. Harta 18/a paraqet një zonë më të madhe se të tjerat. Për këtë hartë është përdorur një shkallë zvogëlimi më e madhe (shkalla 1:50 000). Harta 18/d përfaqëson një zonë të vogël dhe, për këtë hartë, është përdorur një shkallë zvogëlimi më e vogël (shkalla 1:5000). Mënyrat e paraqitjes së shkallës të hartësShkallët në harta të ndryshme mund t’i shohim në tri mënyrat vijuese.1. Me fjalë, 1 cm në hartë përfaqëson 32 000000 cm në terren.2. Si një raport ose si një pjesëtim, 1:32 000000 (do të thotë se 1 cm në hartë përfaqëson 32000000 cm në terren). Meqenëse shprehet me numra, shkalla quhet numerike (njësia e saj zakonisht është centimetri).Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:50 000Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:5 000Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:10 000Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:25 000Një bllok banesash i një qendre urbane, i paraqitur në shkalla të ndryshme zvogëlimi 18500 m100 m

