Page 45 - Demo
P. 45


                                    43Rezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• mat distanca në terren dhe në plan;• përdor shkallën e zvogëlimit;• ndërton vetë një plan;• diskuton me të tjerët rezultatet e punës.Koha e zhvillimit të punës praktike: 45‘Mjetet e nevojshme: letër e bardhë (format A4) ose letër milimetrike, metër, vizore, laps, kompas, makinë llogaritëse, ngjyra, gomë.Hapat që do të ndiqen për realizimin e punës praktikePUNË PRAKTIKE 2.3TEMA: NDËRTIMI I NJË PLANI 0 1 2 3 4m0 1 2 3 4mShembull: Dhoma e ndenjjes e Drinit është 4 metra (ose 400 cm) e gjerë dhe 6 metra (ose 600 cm) e gjatë. Shkalla e zvogëlimit që do të përdoret është 1:40 (që do të thotë se 1 centimetër në plan është i barabartë me 40 centimetra në dhomën e tij). Përcaktohet se sa centimetra do të jetë në plan distanca prej 400 cm e gjerësisë së dhomës së ndenjjes të Drinit. Përdoret arsyetimi: meqenëse 1 cm në plan = 40 cm në dhomë, po 400 cm dhe 600 cm e matura, sa centimetra do të jenë në plan? Bëjmë veprimet:Përdorim të njëjtin arsyetim për secilin prej objekteve që ndodhen aty (derën, dritaret, tavolinën, raftin e librave, karriget, televizorin, kolltukët, ngrohësen, abazhurin etj.).40 cm 400 cm x 1 cm = 10 cm (gjerësia e dhomës në plan)600 cm x 1 cm40 cm = 15 cm (gjatësia e dhomës në plan)dhe1 Përdor një metër për të matur gjatësinë e gjerësinë e dhomës ose klasës tënde dhe të të gjitha objekteve që gjenden aty (derën, dritaret, tavolinën, karriget etj.).2 Përcakto dhe shkruaj në pjesën e sipërme të planit shkallën që po përdor në të.3 Për ta pasur më të lehtë punën me shkallën e zvogëlimit që do të përdorësh në plan, ktheji metrat e matur në centimetra.4 Bazohu te shkalla e planit dhe gjej me sa centimetra do të paraqitet në plan secila prej distancave reale të matura. Shembulli i paraqitur në të djathtë mund të të ndihmojë. 5 Vizato në plan të gjitha objektet që ndodhen në dhomën ose klasën tënde me përmasat që dolën pas llogaritjeve të bëra. Tashmë, ke ndërtuar planin e dëshiruar.6 Diskuto në klasë punën që ke bërë.20 Disa simbole që vendosen në legjendën e hartave të ndryshme (fiziko-gjeografike dhe humane) Dhoma e ndenjjes së DrinitPlani i dhomës së ndenjjes të Drinit
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49