Page 46 - Demo
P. 46
44Pra, distanca e rrugës nga shkolla për në qendrën sinoptike, që e matur në terren ishte 600000 cm, në hartën me shkallë 1 :10000, do të paraqitet me një gjatësi 60 cm. Rezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• llogarit dhe orientohet me shkallën e zvogëlimit në harta të ndryshme;• mat distanca në vijë ajrore në harta me shkallë zvogëlimi të ndryshme dhe orientohet me distancat reale midis zonave të ndryshme në terren;• përcakton vetë një intinerar udhëtimi, mat distanca rrugore në harta me shkallë zvogëlimi të ndryshme dhe orientohet me distancat reale midis vendeve të cilat mund t‘i vizitojë gjatë udhëtimeve;• diskuton gjetjet e tij me shoqet e shokët.Koha e zhvillimit të punës praktike: 45‘Mjetet e nevojshme: harta të ndryshme fiziko-gjeografike, topografike, laps, kompas, vizore, fije peri, fletë formati A4.Hapat që do të ndiqen për realizimin e punës praktikePUNË PRAKTIKE 2.4TEMA: SI TË ORIENTOHEMI ME SHKALLËN E HARTAVE TË NDRYSHME600000 cm x 1 cm10000 cm = 60 cmMODELI 1: Paraqitja në hartë e distancave reale të matura në terrenUshtrimi 1/1 Gjatësia e rrugës nga shkolla për në qendrën sinoptike, që do të vizitohet, është 6 km. Sa do të paraqitet kjo distancë në hartën me shkallë zvogëlimi 1:10000?ZgjidhjeMeqenëse shkalla e hartës është 1:10000, kjo do të thotë se 1 cm në hartë është i barabartë me 10 000 cm në terren (njësia e përdorur në hartën numerike është centimetri).Ktheni distancën e terrenit në të njëjtën njësi me njësinë e përdorur në hartë (në cm).Përdorim arsyetimin: 1 km = 100000 cm, kjo sjell që 6 km = 600000 cm.Për të përcaktuar se sa cm do të paraqitet kjo distancë në hartën me shkallë 1:10000, përdorim arsyetimin:nëse 1 cm në hartë është 10000 cm në terren, po 600000 cm në terren, sa cm paraqiten në hartë?Bëjmë veprimin: Radha jote: Sa do të paraqitej në hartë gjatësia prej 6 km e rrugës nga shkolla për në qendrën sinoptike, nëse shkalla e zvogëlimit është 1:30000?1. Çfarë është një shkallë numerike dhe një shkallë grafike.2. Si veprohet me shkallën e zvogëlimit. Kujto

