Page 49 - Demo
P. 49
47 Hartat sipas shkallësSa më e madhe të jetë një sipërfaqe reale, aq më shumë zvogëlohet ajo për t’u paraqitur në hartë. Në varësi të shkallës së zvogëlimit, hartat mund të jenë me shkallë zvogëlimi të madhe, të mesme dhe të vogël. Hartat sipas përdorimitHartat kanë përdorime të ndryshme dhe, për këtë arsye, sasia e të dhënave që ato përmbajnë ndryshon. Për shembull, një hartë shkollore paraqet vetëm ato elemente që duhen për të konkretizuar programin mësimor. Po ta krahasojmë me një hartë tjetër fiziko-gjeografike që përdoret për studime të hollësishme, përmbajtja e saj është më e kufizuar. Radha jote1. Si ndahen hartat sipas përmbajtjes, shkallës dhe përdorimit?2. Përcakto se ku ndryshon një hartë topografike nga një hartë tematike. 3. Përshkruaj përmbajtjen e hartave në figurën 21 dhe përcakto se në cilin grup hartash përfshihet secila prej tyre.4. Me anë të simboleve, vendos në një tabelë elementet fiziko-gjeografike ose humane që përmban secila prej hartave të figurës 21.Plotëso në fletoren e punës ushtrimin 4 në faqe 14.5. Punë me grupe. Vizato në një karton/tabak të madh, skemën e figurës 23, e cila përmbledh llojet e hartave. Hulumto dhe gjej në formë elektronike harta që përfshihen në secilin prej grupeve të paraqitura në atë skemë. Stampoji dhe ngjiti në skemën e vizatuar përbri llojit të cilit i përket secila prej tyre. Në grupe, prezantojini në klasë dhe diskutoni përmbajtjen e tyre. Shënim. Secili prej grupeve mund të përqendrohet në grumbullimin e një prej llojeve të hartave.Hartat gjeografikeSipas shkallës së zvogëlimitSipas përmbajtjesHartë topografikeHartë tematikeHartë fiziko-gjeografikeHartë gjeologjike, e klimës, fiziko-gjeografike, e mjedisit etj.Hartë e industrisë, e bujqësisë, e popullsisë, politike, kulturore etj.Hartë ekonomiko-shoqëroreHartë e vogël, e mesme, e madheHartë mësimore, turistike, e komunikacionit etj.Sipas përdorimit23 Skema që paraqet llojet e hartaveLlojet e hartavePër më “Atlas gjeografik i botës - i lidhur me internetin”, S. Tërnbull dhe E. Helbrou, 2008. kureshtarët

