Page 51 - Demo
P. 51
49PËRSËRITJE I (MODEL)Në këtë nëntematikë, nxënësi/ja:interpreton në hartë vendndodhjen e zonës (qytetit/fshatit) ku banon;përshkruan përbërësit kryesorë të relievit duke dalluar elemente të veçanta; burimet ujore (burime, lumenj, liqene, dete etj.); botën bimore dhe shtazore; mikroklimën në mjedisin ku jeton;vëzhgon dhe sjell shembuj se si kanë ndikuar këto burime në jetën e banorëve;diskuton për rrugët nëpërmjet të cilave njerëzit kanë shfrytëzuar pasuritë natyrore (p.sh., përdorimi i gurëve, i rërës, ndërtimi i hidrocentraleve etj.);përshkruan strukturën moshore të popullsisë në zonën ku jeton; mbledh të dhëna statistikore për të shpjeguar lëvizjet e popullsisë së zonës në periudha të ndryshme dhe shkaqet e saj;dallon karakteristikat kryesore të vendbanimeve në qytet ose fshat;krahason mënyrën e jetesës së popullsisë në mjedisin lokal me atë të popullsisë në mjedise të tjera;evidenton monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës; vlerat turistike që kanë monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës; rreziqet natyrore dhe antropogjene që kërcënojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës; identifikon llojet kryesore të veprimtarive prodhuese ekonomike, industriale dhe tregtare në mjedisin lokal;përcakton vendndodhjen e rrugëve lokale e kombëtare, të ndërtesave të qeverisjes lokale e qendrore, objektet e edukimit të nxënësve, parqe, biblioteka etj.; parashtron ide (me shkrim dhe me gojë) për ndikimin e veprimtarisë së njeriut në mjedisin natyror të zonës dhe nevojën e bashkëpunimit komunitet – qeverisje lokale për mbrojtjen e mjedisit;përdor hartën topografike të qytetit/fshatit për t’u orientuar në mjedisin lokal.MJEDISI YNË LOKALNËNTEMATIKA 33.1 VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE E VENDBANIMIT TONË3.2 TIPARET E RELIEVIT NË VENDBANIMIN TONË3.3 PASURIA UJORE NË VENDBANIMIN TONË3.4 KLIMA DHE BOTA E GJALLË NË VENDBANIMIN TONË3.5 POPULLSIA NË VENDBANIMIN TONË3.6 LLOJET E VENDBANIMEVE DHE AKTIVITETET PRODHUESE3.7 TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E VENDBANIMIT TONË3.8 NDIKIMI I VEPRIMTARISË SË NJERIUT NË MJEDISIN NATYROR TË VENDBANIMIT TONË

