Page 54 - Demo
P. 54
52Tema: Vendbanimi imRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:• përcakton vendndodhjen gjeografike të zonës ku jeton; • evidenton karakteristikat fizike dhe humane të zonës ku jeton;• tregon se çfarë marrëdhënieje ka midis njeriut dhe mjedisit në vendin e tij (ndikimin pozitiv dhe negativ);• demonstron qëndrimin e vet si qytetar, në favor të nismave që sjellin jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit ku jeton, por edhe mbrojtjen e mjedisit;• përgatit postera dhe fletëpalosje, të cilat mund të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve dhe të komunitetit që rrethon shkollën, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.Burimet kryesore të informacionit Teksti mësimor i Gjeografisë 6, harta të ndryshme të Shqipërisë, vëzhgime të nxënësve në terren; biseda me më të rritur në familje dhe në komunitetin përreth shkollës; të dhëna dhe informacione të ndryshme mbi mjedisin, të siguruara nga interneti, nga media, shtypi dhe pushteti lokal; albume me fotografi të shkollës, projekte të shkollës (nëse ka të tilla) mbi mjedisin etj. Metodologjia që do të përdoretPunë me grupe, hulumtim, intervista, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdorenKompjuter, videoprojektor, CD, tabelë prezantimesh, shenjues, materiale nga interneti, skica, fletëpalosje, postera, foto. Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit9 Ndahen nxënësit në grupe me nga katër anëtarë secili.9 Njihen nxënësit me përmbajtjen e projektit, me burimet e informacionit dhe me mënyrat si punohet me to.Mësuesi/ja orienton nxënësit si duhet ta shpërndajnë punën brenda grupit. Nxënësit/et ndajnë rolet brenda grupit.PËRSËRITJE I (MODEL)PROJEKT (ORA E PARË)

