Page 55 - Demo
P. 55


                                    53PËRSËRITJE I (MODEL)PROJEKTÇështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit► Përshkruhen:» përbërësit kryesorë të relievit në vendbanimin tënd;» pasuritë natyrore, pasuritë minerale, lëndët e ndërtimit;» burimet ujore (p.sh. burime, lumenj, liqene, dete);» tiparet e mikroklimës;» veçoritë e botës bimore dhe shtazore.► Jepen shembuj si kanë ndikuar burimet natyrore të zonës tënde në jetën e banorëve.► Përshkruhet numri, shpërndarja gjeografike dhe struktura moshore e popullsisë në zonën ku jeton.► Përmes të dhënave statistikore të grumbulluara, shpjegohet lëvizja e popullsisë në periudha të ndryshme në zonën përkatëse. Evidentohen shkaqet.► Identifikohen llojet kryesore të veprimtarive prodhuese ekonomike (industriale, bujqësore, tregtare, turistike në mjedisin tënd).► Evidentohen karakteristikat kryesore të vendbanimit tënd. Përcaktohet vendndodhja e rrugëve lokale e kombëtare, e ndërtesave të qeverisjes vendore/qendrore, shkollat, spitalet, parqet, bibliotekat etj.► Evidentohen monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës dhe vlerat turistike që kanë ato.► Paraqiten rreziqet natyrore dhe njerëzore që kërcënojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës.► Diskutohet për rrugët nëpërmjet të cilave njerëzit kanë shfrytëzuar pasuritë natyrore (p.sh., përdorimi i gurëve e i rërës, ndërtimi i hidrocentraleve).► Parashtrohen ide për mënyrat e përmirësimit të situatës mjedisore dhe për rritjen e bashkëpunimit midis komunitetit dhe qeverisjes vendore, në mbrojtje të mjedisit.ShënimNë përfundim të projektit (në orën e dytë të planifikuar), do të bëhet prezantimi i punës së kryer. Deri në fazën e prezantimit, gjatë orëve të ndryshme mësimore (meqenëse çështjet që trajtohen në projekt janë çështje të temave mësimore), nxënësit mund të diskutojnë në klasë rreth përparimit të punës së tyre me projektin. Diskutohet: a) si dhe sa kanë ndihmuar burimet e ndryshme të informacionit;b) rreth vështirësive të ndeshura dhe ideve që kanë dalë gjatë hulumtimit dhe përgatitjes së produktit; c) rreth rolit që ka luajtur puna në grup.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59