Page 58 - Demo
P. 58


                                    MësimiI.1 1.6 33deteliqene lumenj burimeFjalë kyçePASURIA UJORE NË VENDBANIMIN TONË DetetBregdeti shqiptar i Adriatikut është i gjatë dhe i ulët ranor në pjesën më të madhe të tij. Dallohet për plazhe të shumta, gjire detare, laguna dhe kepe. Deti Jon dallon për pastërti të ujërave dhe ka kripësi më të madhe se deti Adriatik. Bregdeti i Jonit është i lartë, shkëmbor, me thellësi të madhe. Ai dallohet edhe për plazhe të vogla dhe zallore. LiqenetShqipëria ka liqene të shumta. Nga mënyra se si janë formuar, liqenet mund të jenë tektonike, bregdetare, akullnajore, karstike ose artificiale. Liqenet më të mëdha dhe më të thella janë formuar nga fundosja tektonike. Për shembull, liqeni i Shkodrës është liqeni me sipërfaqen më të madhe në Gadishullin e Ballkanit, ndërsa liqeni i Ohrit, ai me thellësinë më të madhe. LumenjtëLumenjtë e Shqipërisë janë të shumtë dhe përshkojnë gjithë territorin e vendit. Ata janë të plotujshëm dhe të rrëmbyeshëm. Gjatë rrugës së tyre gërryejnë, transportojnë dhe depozitojnë materiale të ngurta si rërë e zhavorr. Buna e Drini janë lumenjtë me prurjen ujore më të madhe.Pamje nga liqeni i OhritPamje nga kanionet e lumit OsumPamje nga bregdeti i Ksamilit67856Diskutojmë Shqipëria është tepër e pasur me ujëra. Ajo ka dalje në Mesdhe (me detet Adriatik dhe Jon), ka shumë liqene natyrore dhe artificiale, lumenj, ujëra nëntokësore dhe burime të shumta. Kjo pasuri ujore ka rëndësi të madhe jetësore dhe ekonomike, sepse ndikon në sigurimin e ujit të pijshëm e për vaditje, në prodhimin e energjisë elektrike, në zhvillimin e turizmit, të peshkimit, të transportit detar, të sporteve, në zbutjen e klimës, si dhe krijon mjedise të rëndësishme për botën e gjallë. Për çfarë pasurish ujore dallohet vendbanimi yt?
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62