Page 60 - Demo
P. 60


                                    58MësimiI.1 1.6 KLIMA DHE BOTA E GJALLË NË VENDBANIMIN TONË3.4Diskutojmë Vendi ynë ka një klimë mjaft të përshtatshme për jetesë dhe për zhvillimin e shumë degëve të ekonomisë. Ajo është e përshtatshme për zhvillimin e turizmit, për kultivimin e perimeve, të drithërave, të pemëve tëndryshme frutore, të vreshtave, të ullinjve, të agrumeve etj. Reshjet e shiut dhe ujërat nga shkrirja e borës furnizojnë lumenjtë dhe rezervuarët e ujit, që përdoren në bujqësi dhe në hidrocentrale. Bimësia dhe bota shtazore në Shqipëri ka tipare mesdhetare dhe është e shumëllojshme. Çfarë tiparesh ka klima dhe bota e gjallë në vendbanimin tënd?mikroklimëbotë bimore dhe shtazoreFjalë kyçe Tiparet kryesore të klimës së ShqipërisëNë perëndim, klima e vendit tonë është mesdhetare, me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Më në lindje të vendit, ajo bëhet më kontinentale me dimër më të ashpër (edhe me reshje bore) dhe me verë më të freskët. Në lartësitë e maleve, klima është malore. Pavarësisht këtyre tipareve të përgjithshme, në zona të ndryshme, klima merr edhe tipare të veçanta, duke formuar mikroklima. Mikroklimat krijohen si rezultat i ndikimit të formave të ndryshme të relievit, të deteve, të liqeneve, të lumenjve dhe të bimësisë. Klima e vendit tonë dallon edhe për “tekat” e saj. Shpesh, temperaturat arrijnë vlera ekstreme (si të larta, edhe të ulëta) ose sasia e madhe e reshjeve sjell përmbytje, shkarje të tokave apo bllokim të rrugëve nga bora.Pamje nga bregdeti Adriatik Pamje nga ujëvara e Thethit në vjeshtë Reshje bore në Korçë 11 12 13
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64