Page 61 - Demo
P. 61
59 Bimësia dhe bota shtazoreBimësia dhe bota shtazore në vendin tonë është e shumëllojshme. Ka tipare mesdhetare. Në Shqipëri rriten të gjitha katet e bimësisë: shkurret mesdhetare, dushqet, ahu e halorët dhe kullotat alpine. Për shkak të formave të ndryshme të relievit dhe të mikroklimave, vendi ynë dallohet edhe për praninë e llojeve të veçanta (endemike) të bimëve e kafshëve. Bimësia, sidomos sipërfaqet pyjore, ka rëndësi për jetën tonë. Ajo ndikon në zbutjen e klimës, në pastrimin e ajrit, në mbrojtjen e tokave nga gërryerjet, në zhvillimin e turizmit etj.Bota shtazore gjendet e shpërndarë në mjedise tokësore e ujore. Llojet më tipike që jetojnë janë: ariu i murrmë, kaprolli, ujku, rrëqebulli, dhelpra, dhia e egër, derri i egër, thëllëza, shqipja e maleve, pelikani, fazani, lloje të ndryshme harabelësh, disa lloje molusqesh e karkalecash, sardelja, koca, levreku, barbuni, krapi, korani, trofta etj.Bimësi në fshatin Valbonë (vjeshtë) Bimësi në Llogara Rrëqebulli (specie endemike) 14 15 16Hulumto, vëzhgo dhe prezantovendbanimin tënd1. Duke u orientuar me anë të hartave të ndryshme të Shqipërisë (klimatike, të bimësisë etj.) që janë të ekspozuara në klasë:a) përshkruaj tiparet e klimës së vendit tonë dhe rolin pozitiv dhe negativ të saj;b) përshkruaj se çfarë tiparesh ka bota e gjallë në vendin tonë dhe vlerëso rëndësinë që ka prania e bimësisë pyjore.2. Vëzhgo në terren dhe diskuto në klasë. a) Çfarë tiparesh ka klima/mikroklima në vendbanimin tënd?b) Si ndikon klima në jetën e banorëve dhe në ekonominë e vendbanimit tënd? c) Çfarë bimësie dhe bote shtazore është karakteristike në vendbanimin tënd?d) Si ndikon bimësia dhe bota shtazore në jetën e banorëve të vendbanimit tënd?Mjedisi ynë lokalhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Shqipëriahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_administrative_të_ShqipërisëPër më kureshtarët

