Page 62 - Demo
P. 62
Regjistrimi i vitit1979Regjistrimi i vitit1989Regjistrimi i vitit2001 Regjistrimi i vitit2011Nr i popullsisënumri i popullsisë në rritje numri i popullsisë në rënie3.5 mil2.5 mil1.5 milMësimiI.1 1.6 35 POPULLSIA NË VENDBANIMIN TONËDiskutojmë Disa të dhëna për Shqipërinë e vitit 2011:numri i popullsisë është 2800000 banorë;dendësia e popullsisë është 97 banorë për km2 ;numri i lindjeve është 11,8 fëmijë për 1000 banorë;numri i vdekjeve është 6,9 banorë për 1000 banorë. Sa është numri i popullsisë dhe dendësia e saj në vendbanimin tënd?struktura moshore dhe gjinore lëvizje migratore të popullsisëFjalë kyçe Numri i popullsisë në ShqipëriNumri i popullsisë në vendin tonë ka ecur me ritme të ndryshme. Popullsia ka njohur rritje deri në vitin 1991, ndërkohë që pas këtij viti ka pësuar rënie. Kjo ka ndodhur për shkak të largimit të popullsisë nga vendi (emigrimi) dhe uljes së numrit të lindjeve (shih grafikun e mësipërm). Emigracioni i shqiptarëve u drejtua kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë, por edhe drejt Francës, Gjermanisë, SHBA-së, Anglisë dhe Kanadasë. Struktura moshore dhe gjinore e popullsisë në ShqipëriStruktura sipas moshësPjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri e përbëjnë moshat e reja (0-14 vjeç) dhe moshat e punës (15-65 vjeç). Mosha e tretë (mbi 65 vjeç) zë një përqindje më të vogël.Struktura gjinoreNumri i popullsisë femër dhe asaj mashkull është pothuajse i barabartë.shtim natyror – diferenca midis numrit të lindjeve dhe numrit të vdekjeve.Fjalor

