Page 63 - Demo
P. 63
61 Shpërndarja e popullsisë në ShqipëriShpërndarja e popullsisë në Shqipëri ka qenë vazhdimisht e pabarabartë. Disa zona kanë dendësi të madhe të popullsisë, ndërsa disa të tjera më të vogël. Në këtë shpërndarje, kanë ndikuar shumë faktorë: format e relievit, klima, pjelloria e tokave, migrimet, ekonomia etj. Pas vitit 1990, ndikim të madh kanë pasur sidomos migrimet e popullsisë. Për shkak të tyre, një numër i lartë i popullsisë ka lëvizur: nga zonat malore drejt atyre fushore; nga fshatra në qytete; nga rajonet veriore, verilindore, juglindore dhe jugore drejt rajonit perëndimor. Brenda tij, rajoni Tiranë-Durrës ka njohur edhe ardhjet më të mëdha.Hulumto, vëzhgo dhe prezantovendbanimin tënd1. Diskuto për faktorët që kanë ndikuar në uljen e numrit të popullsisë në Shqipëri dhe në dendësinë e saj.2. Plotëso në tabelën e mëposhtme dhe përshkruaj:a) numrin e popullsisë në vendbanimin tënd;b) strukturën moshore dhe gjinore të popullsisë në vendbanimin tënd;c) faktorët që kanë ndikuar në shpërndarjen e pabarabartë të popullsisë në vendbanimin tënd.3. Hulumto dhe grumbullo të dhëna statistikore për lëvizjet e popullsisë në vendbanimin tënd në periudha të ndryshme, si dhe për faktorët që kanë ndikuar në të.4. Shpjego se si kanë ndikuar migrimi i brendshëm dhe emigracioni i jashtëm në numrin e popullsisë dhe në jetën e banorëve të vendbanimit tënd.5. Intervisto e grumbullo të dhëna në pallatin tënd ose në lagjen tënde për strukturën moshore dhe gjinore të banorëve. Plotëso në tabelën e mëposhtme dhe diskuto në klasë për përfundimet e arritura nga secili.Numri i popullsisë Struktura sipas moshës Struktura gjinore Faktorët e shpërndarjes së popullsisëNë vendbanimintëndNumri gjithsej Mosha 0-14 vjeç Mosha 15-64 vjeç Mosha mbi 65 vjeçNumri i njerëzvetë intervistuarnë pallatin ose lagjen tënde Femra Meshkuj Femra Meshkuj Femra Meshkuj Femra MeshkujMjedisi ynë lokalhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Shqipëriahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_administrative_të_Shqipërisëhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_bashkiake_të_TiranësPër më kureshtarët

