Page 64 - Demo
P. 64
62MësimiI.1 1.6 LLOJET E VENDBANIMEVE DHE AKTIVITETET PRODHUESE3.6 Vendbanimet qytetare dhe aktivitetet e tyre prodhueseQytetet shqiptare kanë lindur në antikitet dhe kanë pësuar ndryshime të vazhdueshme në shekuj. Shumë prej tyre janë qytete të hershme. Në to gjen të ruajtura pasuri arkeologjike e historike, që flasin për kulturën e hershme të qytetërimit shqiptar, si për shembull: qyteti i Durrësit, i Beratit, i Gjirokastrës, i Shkodrës etj. Për shkak të vlerave unike që kanë, qyteti i Gjirokastrës dhe i Beratit bëjnë pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Në urbanistikën e qyteteve tona, gjenden të ndërthurura elementet antike me ato mesjetare, elemente të periudhës së mbretit Zog, të periudhës së socializmit dhe të periudhës së pas viteve ‘90. Qytetet tona ndryshojnë midis tyre në bazë të funksionit që kanë dhe të aktiviteteve që kryhen në to. vendbanime qytetarevendbanime fshatareFjalë kyçePamje nga qendra e kryeqytetit Pamje nga porti i Durrësit 19 20Qytetet mund të jenë:• shumëfunksionale, si: Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora etj., të cilat kanë funksion administrativ, tregtar, industrial, kulturor, arsimor, shëndetësor etj.;• industriale, si: Kuçova, Ballshi, të cilat kanë si aktivitet ekonomik kryesor industrinë;• turistike, si: Saranda, Pogradeci, etj., të cilat kanë si aktivitet ekonomik kryesor turizmin. A e dini se...Diskutojmë Vendbanimet në vendin tonë janë të hershme, që nga paleoliti i mesëm deri në fund të neolitit. Në shekuj, ato kanë pësuar ndryshime në funksionin dhe në pamjen e tyre. Kanë ndryshuar nga vendbanime nëpër shpella e pranë burimeve ujore, deri në vendbanime me pamjen e sotme. Ato janë në formën e vendbanimeve qytetare dhe fshatare. Po ti, në çfarë vendbanimi jeton?

