Page 65 - Demo
P. 65


                                    63Një pjesë e fshatrave, sidomos ato të zonave fushore e të fushëgropave, kanë kryesisht shtëpi 1-2 katëshe me tulla dhe me tjegulla, të cilat ndodhen afër me njëra-tjetrën. Këto fshatra lidhen midis tyre ose me qytetet me anë të rrugëve me një cilësi të mirë. Fshatrat malore kanë shtëpi guri 1-2 katëshe me çati të pjerrët për të mos mbajtur peshën e borës. Shtëpitë (kullat) kanë distancë midis tyre dhe rrugët janë të vështira, sidomos në dimër. A e dini se...Një banesë tipike në fshat malor Pamje nga fshati Libofshë, Fier Pamje nga fshati Vuno, Vlorë 21 22 23Hulumto, vëzhgo dhe prezanto vendbanimin tënd1. Vëre figurat 19, 20, 21, 22 , 23 dhe përshkruaj karakteristikat kryesore që vini re në këto qytete dhe fshatra. Evidento ato elemente që i sheh të ngjashme me ato në vendbanimin tënd.2. Vëzhgo në terren dhe përshkruaj:a) karakteristikat kryesore të vendbanimit tënd (çfarë arkitekture ka, çfarë rrugësh lokale e kombëtare, çfarë ndërtesash të qeverisjes lokale apo qendrore, çfarë shkollash, spitalesh, parqesh, bibliotekash etj. gjenden aty);b) llojet kryesore të veprimtarive ekonomike (industriale, bujqësore, turistike, tregtare etj.) në vendbanimin tënd.Vlerëso rëndësinë që kanë këto veprimtari ekonomike për jetesën në familjen tënde apo për të afërmit e tu.3. Krahaso mënyrën e jetesës së popullsisë në vendbanimin tënd me atë të të gjithë popullsisë në Shqipëri.4. Përgatit një album me fotografi me anë të të cilit të tregosh disa karakteristika të vendbanimit tënd. P.sh.: arkitekturën e banesave, objekte të ndryshme të rëndësishme, rrugë, aktivitete prodhuese, organizimin e mjediseve të brendshme të shtëpive etj.Mjedisi ynë lokal Vendbanimet fshatare dhe aktivitetet e tyre prodhueseVendbanimet fshatare janë më të shumta në numër sesa ato qytetare. Në përgjithësi, vendbanimet fshatare kanë si aktivitet ekonomik kryesor bujqësinë dhe blegtorinë. Në disa zona kodrinore dhe malore, aktiviteti ekonomik bazë është bletaria, nxjerrja e gurit gëlqeror etj. Fshatrat e zonave bregdetare dhe bregliqenore kanë si aktivitet bazë peshkimin dhe turizmin.https://sq.wikipedia.org/wiki/Shqipëriahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_administrative_të_Shqipërisëhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_bashkiake_të_TiranësPër më kureshtarët
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69