Page 66 - Demo
P. 66


                                    64Kategoria e zonës së mbrojtur Bëjnë pjesëI. Rezervate strikte natyrore Laguna e Karavastasë, lugina e Gashit, Kardhiqi dhe Rrajca.II. Park kombëtar Dajti, Thethi, Lura, Tomorri, Pisha e Divjakës, Llogaraja, Bredhi i Drenovës, lugina e Valbonës, Bredhi i Hotovës, Qafështama, Zall-Gjocaj, Prespa, Butrinti.III. Monumente natyrore Shpella, humnera, ujëvara, liqene, lloje të rralla të botës bimore etj.IV. Rezervate natyrore të menaxhuara Pishë-Poro, Velipojë, Kune-Vaini, Maliqi, Patoku, Karaburuni, Bogova etj.V. Peizazhe tokësore dhe detare të mbrojturaDisa pjesë toke ose deti në pronësi publike a private, brenda të cilave zhvillohen aktivitete si bujqësi, pemëtari, pylltari, peshkim etj.VI. Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara Luzni-Bulac, Piskal-Shqeri, Bjeshka e Oroshit dhe Guri i Nikës. Trashëgimia natyroreRelievi i larmishëm, shumëllojshmëria e tokave, pasuria e madhe ujore dhe klimatike përbëjnë një tërësi vlerash që kalohen nga brezi në brez dhe quhen trashëgimi natyrore. Zënia e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura prej ndërtimeve private (për biznese të ndryshme ose turizëm), ndotja, prerja dhe djegia e drurëve në pyje, gjuetia pa kriter e të tjera aktivitete të ngjashme, janë sot disa prej rreziqeve që kërcënojnë vlerat e trashëgimisë sonë natyrore.MësimiI.1 1.6 TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E VENDBANIMIT TONË 3.7trashëgimi kulturoretrashëgiminatyroreFjalë kyçe A e dini se... Disa zona me vlera të veçanta, origjinale dhe të rëndësishme,  janë përfshirë në kategoritë e zonave të mbrojtura.Pamje nga Lagunae KaravastasëTabela241Diskutojmë Shqipëria është vend me trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore. Kjo trashëgimi ka kaluar nga brezi në brez. Secili prej nesh e ka për detyrë mbrojtjen dhe pasurimin e saj. Trashëgimia natyrore dhe kulturore ka rëndësi turistike. Ajo mundëson zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit. Trashëgimia jonë natyrore ofron bukuri të mëdha për ekskursione, plazhe, sporte në natyrë etj. Zonat arkeologjike, muzetë e kalatë ofrojnë turizëm në çdo stinë të vitit.A ke vizituar ndonjë prej tyre? Çfarë mbresash të ka lënë?
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70