Page 67 - Demo
P. 67


                                    65Hulumto, vëzhgo dhe prezantovendbanimin tënd1. Trego me shembuj se çfarë kupton me trashëgimi natyrore dhe kulturore.2. Cilët prej shembujve të sapopërmendur e kanë renditur Shqipërinë në listën e trashëgimisë botërore?3. Bazuar në të dhënat që paraqesin tabelat 1 dhe 2, diskuto nëse në vendbanimin tënd ka zona apo elemente që bëjnë pjesë në kategoritë e zonave të mbrojtura dhe në trashëgiminë materiale e shpirtërore të vendit. Nëse ka, evidento vlerat që kanë ato për jetesën në zonën ku jeton.Në faqen 19 të fletores së punës, plotëso në hartë disa nga elementet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendbanimit tënd.4. Trego se çfarë rreziqesh natyrore dhe njerëzore kërcënojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës tënde.5. Punë me grupe. Përgatit një album, fletëpalosje ose poster ku të paraqitet trashëgimia natyrore dhe kulturore e vendbanimit tënd. Pasi t’i paraqesësh në shkollë, punimet e tua mund t’ia ofrosh pushtetit vendor, që të përdoren në ndihmë të nxitjes së turizmit. Mund të ftohen përfaqësues të pushtetit vendor në një panair që mund të organizohet në shkollë.Trashëgimia materialeTrashëgimia arkitektonikeTrashëgimia arkeologjikeTrashëgimia etnografikeTrashëgimia historikeKalatë, amfiteatrot, pazaret, manastiret, kishat, xhamitë, banesat, urat e gurit etj.Shembuj:Gjirokastra dhe Berati janë shpallur qytete-muze dhe janë bërë pjesë e trashëgimisë botërore.Ndërtimet, grup ndërtesash, monumente të llojeve të ndryshme të gjetura në tokë ose nën ujë.Shembuj: Zona të rëndësishme arkeologjike, si: Butrinti, Durrësi, Apolonia, Amantia, Albanopolis, Bylis, Butrinti, Lisi etj.Veshjet popullore, zakonet, instrumentet muzikore popullore, objektet prej qeramike, metali, druri, mozaikët, afresket, pikturat murale, skulpturat, fotografitë.Shembuj: Kostumet popullore labe, të Malësisë së Madhe, të Shqipërisë së Mesme etj.Dokumente me rëndësi historike kombëtare, dorëshkrime, libra, botime me vlera të veçanta historike etj.Shembuj: “Formula e Pagëzimit”, “Meshari” i Gjon Buzukut, “Kodikët e Shqipërisë” (të cilët mbrohen nga UNESCO) etj. Trashëgimia kulturoreTërësia e vlerave materialo-shpirtërore të krijuara nga shqiptarët në shekuj përbëjnë trashëgiminë tonë kulturore. Ajo ruhet në formën e vlerave materiale dhe jomateriale. Tabela 2 A e dini se...Trashëgimia materiale përbëhet nga trashëgima arkitektonike, arkeologjike, etnografike dhe historike. Trashëgimia jomateriale ose shpirtërore përfshin gjuhën e folur, mitet, përrallat, legjendat, vallet, muzikën dhe këngët. Ndër to, gjuha shqipe përbën një thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare, sepse është element thelbësor i identitetit shqiptar. Prej listës së trashëgimisë kulturore shpirtërore, “Isopolifonia labe” ka hyrë në listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO.Pamje nga Gjirokastra 25Mjedisi ynë lokalhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Shqipëriahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_administrative_të_Shqipërisëhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njësitë_bashkiake_të_TiranësPër më kureshtarët
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71