Page 69 - Demo
P. 69


                                    67 Ndotja e tokaveNë qytete, ndotja e tokave shkaktohet nga mbetjet urbane, nga mundësitë e pakta të përpunimit e të riclikimit të tyre dhe nga sektori i industrisë. Në fshatra, ndotja vjen nga përdorimi pa kriter i plehrave kimike dhe i pesticideve në bujqësi, nga mungesa e kanalizimeve në qendrat e banuara, nga lënia djerrë e tokave, nga prerja e drurëve dhe zjarrvënia e qëllimshme për të përftuar toka bujqësore e kullota etj. Ndotja e ujëraveLumenjtë shqiptarë ndoten në mënyrë të përhershme nga shkarkimet urbane dhe industriale. Midis tyre, Ishmi, Gjanica dhe Shkumbini janë lumenj me cilësi jo të mirë, ndërsa Drini, Buna, Mati, Semani, Vjosa etj., janë me cilësi mesatare. Zona bregdetare me ndotje më të lartë është plazhi i Durrësit. Ndotja zanoreNdotja zanore ka pasoja serioze për shëndetin e banorëve. Faktorët që ndikojnë në të janë: ndërtimet, transporti, industritë, mjediset argëtuese, parkimet, aparaturat shtëpiake dhe të zyrave etj. Qytete me ndotje më të lartë zanore janë: Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Korça.Ndotje në lumin Gjanica (prej aktivitetit industrial) 29Hulumto,vëzhgo dhe prezanto vendbanimin tënd1. Përmes shembujve, analizo disa prej problemeve mjedisore që ka aktualisht në vendin tonë dhe në mjedisin natyror të zonës ku ti banon.2. Evidento faktorët që kanë ndikuar mbi këto probleme.3. Diskuto: a) për mënyrat se si banorët e zonës tënde kanë shfrytëzuar pasuritë natyrore (p.sh., përdorimi i gurëve, i rërës, i mineraleve, i pyjeve, ndërtimi i hidrocentraleve etj.);b) për bashkëpunimin që ka midis komunitetit dhe qeverisjes vendore në zonën tënde, në funksion të mjedisit.4. Punë me grupe. Përgatit një raport të shkurtër, ku të paraqesësh se si ka ndikuar veprimtaria e njeriut në mjedisin natyror të zonës tënde. Parashtro idetë e tua, se si mund të bëhet më i frytshëm bashkëpunimi komunitet-qeverisje vendore për mbrojtjen e mjedisit.5. Përgatit disa fletëpalosje apo postera me foto dhe informacion të shkurtër për problemet që ke vërejtur. Ekspozoji ato në vende të dukshme të shkollës për moshatarët e tu, por edhe për komunitetin. Bëji thirrje komunitetit për pjesëmarrje në favor të përmirësimit të situatës.Mjedisi ynë lokal
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73