Page 70 - Demo
P. 70


                                    68zonë malorea) b)harta e plotë topografike e zonës malore (a) harta e plotë topografike e zonës ku ndodhet lugina (b)l u mhartëme izohipseqë paraqet relievin e zonës malorehartëme izohipseqë paraqet relievin pranë luginësluginëzonë maloreRezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • ndërton vetë një model harte topografike;• lexon dhe orientohet në terren me hartën topografike të vendbanimit të tij/saj;• krahason dhe dallon ndryshimet që ka një hartë topografike nga llojet e tjera të hartave që paraqitin vendbanimin;• diskuton dhe jep mendimin e vet në favor të gjetjes së zgjidhjeve të duhura për organizimin sa më të mirë të territorit.Mjedisi i zhvillimit të orës së parë: në klasëKoha e zhvillimit të orës së parë të punës praktike: 45‘PUNË PRAKTIKE 3.1TEMA: NDËRTIMI I NJË HARTE TOPOGRAFIKE  DHE ORIENTIMI ME ANË TË SAJ (2 ORË)Hapat që do të ndiqen për realizimin e punësVeprimtaria 1 Ndërtimi i një harte topografike (ora e parë)Shiko dy harta topografike të ndërtuara nga hartografët. Mund të ndërtosh edhe ti një hartë të tillë. Si do të veprosh?Mjetet e nevojshme: harta topografike e zonës tënde, letër formati (A4) e bardhë, plastelinë, vizore, laps, dy kunja dhëmbësh, objekte/lodra të vogla të improvizuara në formë shtëpie, shkolle, spitali, fije dentare/fije peri e zakonshme.1 23 4Mbi një karton/dërrasë, krijo me copën e plastelinës një formë të ngjashme me një kodër (shih figurën 1).Duke filluar që nga maja e kodrës prej plasteline dhe duke shkuar drejt bazamentit, shponi dy vrima me majën e lapsit (shih figurën 2).Duke filluar që nga maja e kodrës prej plasteline me drejtim poshtë, mat me anë të vizores lartësinë e kodrës së krijuar. Ndaje lartësinë/distancën e matur në disa pjesë të barabarta dhe vendos shenja dalluese (shih figurën 3).Tendose fijen dentare ose fijen e perit dhe përdore për të prerë kodrën në shenjat e vendosura. Prit fillimisht copën e parë nga sipër, afër majës së malit (shih figurën 4).Merre copën e prerë të plastelinës dhe vendose mbi letrën e bardhë dhe me anë të lapsit skico aty konturet e copës së prerë. Në këtë mënyrë, ti ke skicuar mbi fletën e bardhë izohipsin e parë (shih figurën 5).12345
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74