Page 71 - Demo
P. 71


                                    69Pasi e skicove, hiqe këtë copë mënjanë dhe vepro në të njëjtën mënyrë me copën e dytë dhe me të gjitha copat e tjera të mbetura, sipas radhës. Në përfundim, do të kesh skicuar disa izohipse (shih figurën 6). Vihet re se, pavarësisht se preve copa të barabarta në trashësi, format e harkuara të mbyllura (izohipset) kanë valëzime të çrregullta dhe largesa të ndryshme midis tyre (diku më afër, diku më larg).Vendos mbi njëra-tjetrën sipas radhës, copat e prera dhe ndërto përsëri kodrën (shih figurën 7). Vendos mbi të figurat/lodrat e vogla, në mënyrë që përafërsisht të përfaqësojnë disa prej objekteve kryesore që dallojnë në një vendbanim. Paraqiti këto “objekte” në fletën e skicuar me izohipse (sipas vendit që u takon), me anë të simboleve. Ti ndërtove një hartë topografike, të përafërt me një hartë topografike të ndërtuar nga hartografët. Në hartën tënde është paraqitur forma e relievit dhe çdo objekt që ndodhet në të.Veprimtaria 2 Leximi i hartës topografike të vendbanimit tënd dhe orientimi me anë të saj (ora e dytë)5 76Hapat që do të ndiqen për realizimin e punësMjedisi i zhvillimit të orës së dytë: në terrenKoha e zhvillimit të orës së dytë të punës praktike: 45‘•	Mendo dhe jep zgjidhje për pyetjet e mëposhtme.a. Për çfarë të shërbyen izohipset? b. Pse vijat e skicuara në hartën tënde topografike diku janë më afër me njëra-tjetrën dhe diku janë më larg? Argumento përgjigjen.c. Duke parë hartën tënde topografike (nëse relievi do të ishte real), cila mendon se do të ishte zona më e përshtatshme për të ndërtuar një rrugë kalimi, një ujësjellës, një shkollë, për të mbjellë pemë etj? Pse? Argumento përgjigjen.67Radha jotePër të lexuar dhe për t’u orientuar me hartën topografike të zonës tënde, vepro si më poshtë.•	 Njihu me shkallën e zvogëlimit dhe legjendën e hartës. Lexo në kornizën e hartës topografike, koordinatat gjeografike të vendbanimit tënd. •	 Orientohu me anët e horizontit. Veriu i hartës të tregon veriun. Pas teje ke jugun, në krahun e djathtë ke lindjen dhe në krahun e majtë ke perëndimin.•	 Dallo përmbajtjen e hartës topografike. Gjej dhe përshtat objektet e dallueshme që njeh në terren me ato që ke në hartë. Shiko largësitë e izohipseve dhe trego se çfarë relievi përfaqësojnë.•	 Përshkruaj relievin e vendbanimit tënd dhe analizo shpërndarjen e rrugëve, përqendrimin e ndërtesave të banimit e të aktiviteteve prodhuese, vendosjen e shkollave, të spitalit, të farmacive etj.•	 Jep mendimin tënd mbi zgjidhjet që i mendon në favor të një organizimi sa më të mirë të territorit ku jeton.•	 Diskuto me shokët e shoqet përfundimet e tua.
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75