Page 73 - Demo
P. 73


                                    71Tema: Vendbanimi imRezultatet e të nxënit Në përfundim të këtij projekti nxënësi/ja:• përcakton vendndodhjen gjeografike të zonës ku jeton;• evidenton karakteristikat fizike dhe humane të zonës ku jeton;• tregon se çfarë marrëdhënieje ka midis njeriut dhe mjedisit në vendin e tij (ndikiminpozitiv dhe negativ);• shfaq qëndrimin e vet si qytetar, në favor të rrugëve/mënyrave që sjellin zhvilliminekonomik të vendit ku jeton, por edhe mbrojtjen e mjedisit;• përgatit postera dhe fletëpalosje, me anë të të cilave mund të ndihmojë nëndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të vet, si edhe të komunitetit që rrethon shkollën,mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.Burimet kryesore të informacionit Teksti mësimor i Gjeografisë 6, harta të ndryshme të Shqipërisë, vëzhgime të nxënësve në terren; biseda me më të rritur në familje dhe në komunitetin përreth shkollës; të dhëna dhe informacione të ndryshme mbi mjedisin, të siguruara nga interneti, nga media, shtypi dhe pushteti lokal; albume me fotografi të shkollës, projekte të shkollës mbi mjedisin (nëse ka të tilla) etj. Metodologjia që do të përdoretDiskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdorenKompjuter, videoprojektor, CD, tabelë prezantimesh, shenjues, materiale nga interneti, skica, fletëpalosje, postera, foto etj. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore, që do të zhvillohen gjatë orës së dytë të projektit 9 Shpërndahen në klasë posterat e përgatitur.9 Bëhet prezantimi i punës së secilit grup, i cili mund të bëhet në mënyrë elektronike (mePowerPoint ose forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave, tabakëve etj., sipasvendimmarrjes së grupit.9 Dorëzohet prezantimi i printuar.9 Diskutohet në klasë për përfundimet e arritura.9 Bëhet vlerësimi i nxënësve.PROJEKT (ORA E DYTË)ShënimPas përfundimit të orës mësimore ekspozohen në një pjesë të dukshme të shkollës (edhe për komunitetin) posterat e përgatitur. Fletëpalosjet e përgatitura mund të dërgohen pranë njësisë vendore për t’u përdorur në favor të nxitjes së turizmit apo të zgjidhjeve të problemeve mjedisore.
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76