Page 8 - Demo
P. 8
6Shqipëri Çfarë është gjeografia?Në jetën tonë të përditshme, mund të na lindin pyetje që kanë lidhje me shumë dukuri dhe vende që gjenden rreth nesh. Pse ndodhin tërmetet? Pse shpërthejnë vullkanet? Si dhe pse ndryshon moti? Pse bëhet ditë dhe natë? Pse ndërrohen stinët? Pse ndodhin përmbytjet? Pse vendet e botës nuk kanë të njëjtin zhvillim ekonomik? Pse në qytet ka më shumë ndërtesa të larta dhe më shumë banorë, ndërsa në fshat shtëpitë janë të ulëta e ka më pak banorë? Sa më shumë rritemi, aq më shumë duam të dimë mbi hapësirën që na rrethon. Për të marrë përgjigje për shumë prej pyetjeve tona, si dhe për t’u njohur me tiparet e gjithë hapësirës së planetit tonë, na ndihmon gjeografia.Gjeografia është shkenca që studion tiparet fizike e humane të Tokës, si dhe bashkëveprimin midis tyre. humane - njerëzore.investues - këtu: individi që përdor paratë ose pronat e tij në një aktivitet ekonomik.ambientalist - specialist dhe mbrojtës i ambientit.urbanist -specialist i ndërtimit dhe i rregullimit të qyteteve sipas një plani.Mjedis natyror Mjedis i transformuar nga njeriuStudimi i botës nga gjeografia132MësimiI.1 1.1 GJEOGRAFIA DHE ROLI I SAJ Diskutojmë Në pamjet e paraqitura në figurat 1 dhe 2, dallohet një mjedis natyror dhe një mjedis i transformuar prej njeriut. Ku ndodhen këto vende? Si janë krijuar? Si dhe pse kanë ndryshuar? Ku mund të mësojmë më shumë për to?gjeografiroli i gjeografisëFjalë kyçeFjalorTiranëGjeografia e shtrin studimin e saj nga mjedisi ynë më i afërt, në mjedise më tëlargëta (vendi, rajoni, bota).Mjedisi ynë Qyteti Vendi/Rajoni Bota

