Page 9 - Demo
P. 9


                                    7 ...një ambientalist dhe njëurbanist që të planifikojnë më mirë rrugët dhe hapësirat për parqe, pallate, ndërtesa industriale, qendra tregtare, porte, hidrocentrale, aeroporte, për mbjelljen e kulturave bujqësore etj. Ata duhet të njohin mirë terrenin, përbërjen e shtresave të tokës, klimën, veprimin e lumenjve, të ujërave nëntokësore etj.1. Diskuto ngjashmëritë dhe ndryshimet midis pamjes së vendit ku jeton ti dhe atyre të paraqitura në figurat 1 dhe 2.2. Përshkruaj përmbajtjen e figurës 4, duke dalluar çfarë studion gjeografia.3. Hulumto dhe trego se si mund të ndikojnë njohuritë e marra nga gjeografia në të përditshmen e një sportisti, shefi kuzhine, gazetari, aviatori, shoferi, fermeri, arkitekti, ushtaraku dhe politikani.Plotëso ushtrimin 1 në faqen 5 të fletores së punës.Roli i gjeografisëGjeografia përmban shumë njohuri për botën që na rrethon. Këto njohuri ndihmojnë shoqërinë në drejtime të ndryshme. Në vijim do të shohim se si i ndihmon gjeografia njerëzit, si në profesione, ashtu edhe në jetën e tyre të përditshme.  ...një student në vend të huaj apo një turist. Ajo i ndihmon ata të kuptojnë e të përshtaten me njerëzit dhe me mënyrën se si ata jetojnë. I ndihmon gjithashtu të kuptojnë pse ndryshon ora në vende të ndryshme dhe si ta llogarisin saktë atë. ...një shkencëtar për studimin e origjinës dhe të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme. Shkencëtari duhet të studiojë origjinën e sëmundjeve në lidhje me zonat ku ka ndotje të ajrit, të ujit, të tokave etj. Këto informacione i mundësojnë hartat gjeografike.  ...një investues vendas ose të huaj. Njohuritë në gjeografi e ndihmojnë për të gjetur mundësi të reja dhe mënyra më të përshtatshme për të investuar në vende të ndryshme.Sill shembuj se si të ndihmon gjeografia në jetën tënde të përditshme (p.sh., orientimi me anët e horizontit, orientimi në terren etj.).Gjeografia dhe kërkimi gjeografikRadha jote Aspekte të ndryshme që studion gjeografia 4Gjeografia ndihmon:
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13