Page 100 - Demo
P. 100
Para leximit “Zemra e liqerit” është një prej poezive më të bukura të poetit Lasgush Poradeci. Ai i këndon liqenit, bukurisë së tij dhe peizazhit rreth e përqark._______________________________________Lasgush Poradeci(Llazar Gusho)(1899-1987)ZEMRA E LIQERITshëndritës – ndriçues, që lëshon dritë.dal-nga-dal – dalëngadalë, pa u shpejtuar.fashe-fashe – diçka që ka trajtën e një rripi të ngushtë; gjendje e qetë, prehje.lundër – mjet i thjeshtë lundrimi prej druri.levorashe – e shpejtë.valave – valëve.paqtore – të paqta, të qeta.gjeratore – vorbull, shtjellë uji.gjëmë – fatkeqësi.llaftari – llahtari, frikë e ankth shumë i madh.hon – gropë e thellë; humnerë.sërë-sërë – radhë-radhë.zall – këtu: bregu i liqenit.Recitoni vargje të poetit Lasgush Poradeci, në të cilat ai shkruan për: natyrën, dashurinë dhe atdheun.Dirgjet shpesh liqeri-i kaltërE pushon në mes të ditës,Sipër ti’ buçet prej fundeshPasqyrim’ i ti shëndritës.Val’ e urtë-i shtrohet anësDal-nga-dal e fashe-fashe,Që prej zallit të përbujshëmNisen lundrat levorashe.Po atje ku nisen lundrat,Sipër valave paqtore,Me rrëmbim të zemëruarUji hap një gjeratore:Hap me gjëmë llaftarijePlagë-e hon në kraharuar,Ndaj largohen sërë-sërëQë prej zallit të shkretuar. FjalorNjë nga poetët lirikë më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, i cili lindi në Pogradec dhe liqenit të këtij qyteti i kushtoi një pjesë të mirë të poezive të tij, të cilat kanë melodi dhe ritëm të mrekullueshëm. Vëllimet e tij poetike janë: “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”.Pikturë nga Abdurrahim BuzaPikturë nga Vangjush Mio98 Gjuha shqipe 6

