Page 101 - Demo
P. 101


                                    Aliteracioni është përsëritjae bashkëtingëlloreve ose rrokjeve të njëjta pranë e pranë, në të njëjtin varg. Në këtë poezi, nëpërmjet përsëritjes së bashkëtingëlloreve “f” dhe “sh”, poeti krijon efektin e tingujve të liqenit: Dal-nga-dal e fashe-fashe.  STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Kujt ia kushton këto vargje poeti?Poeti përshkruan:bukurinë e liqenit,një sfond të zymtë të liqenit,shpirtin e trazuar të poetit.Si përshkruhet liqeni në këtë poezi? I qetë. I egër. I dallgëzuar.Interpretojmë poezinë 2 Analizoni titullin e poezisë duke komentuar kuptimin e saj. 3 A përfaqëson liqeni vetëm një element të natyrës në këtë poezi? Përshkruani lidhjen shpirtërore të poetit me liqenin.Analizojmë poezinë 4 Si ndryshon nga strofa në strofë, përfytyrimi juaj për liqenin? Ilustroni me vargje nga poezia. 5 Ideja e shpirtit të plagosur të poetit konkretizohet në imazhin që krijon:liqeni që dergjet, pasqyrimi i tij shndritës,rrëmbimi i zemëruar i valëve, vorbulla e zemëruar e ujit.Gjuha e poezisë 6 Dalloni figurën e aliteracionit në poezi.Reflektojmë rreth poezisë 7 Përshkruani me pesë fjali ndjesitë që ju zgjon poezia. Detyrë Mësojeni përmendsh poezinë dhe recitojeni bukur atë. LexojmëTakim me poezinë 99
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105