Page 102 - Demo
P. 102
Pyetja retorike është figurë letrare që ndërtohet duke pyetur, pa kërkuar përgjigje. Agolli, nëpërmjet pyetjes: “… A nuk e marrim ti dhe unë, me gotë lumin krejt ta pimë?”, nuk pret ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë, sepse në këtë rast, qëllimi i tij është estetiko-letrar.Para leximit“Valbona” është një prej poezive të shkrimtarit dhe poetit Dritëro Agolli. Poetin e prek dhe e frymëzon bukuria e lumit dhe e natyrës shqiptare._______________________________________Po ç’kaltërsi që ka ky lumë, Të duket si një qiell i dytë!Në fund të kisha mbetur unë,Ti do m’i shihje ndofta sytë.Pa ç'kaltërsi, pa ç'zhurmë e shkumbë, Hedh vallen vala shushurimë! A nuk e marrim ti dhe unë Me gotë lumin krejt ta pimë…?Po krejt s'e pimë, se na dhimbset, Ta lëmë lumin pa e pirë;Andej nga shkon ta pinë brigjet,se brigjeve u bën më mirë!ndofta – ndoshta.shushurimë – zhurmë e lehtë dhe e vijueshme e valëve.breg – rrip toke që kufizon në anë një rrjedhë uji.Përshkruani përmes fotografive dhe pamjeve filmike bukurinë e lumit malor të Valbonës. VALBONADritëro Agolli(1931-2017)FjalorPoet, shkrimtar, publicist dhe politikan, i cili është një nga përfaqësuesit më të denjë të letërsisë shqiptare bashkëkohore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet dhe është një nga poetët më popullorë. Poezia e tij dallohet për dashurinë ndaj njeriut të thjeshtë, ndaj tokës dhe atdheut ku lindi. Disa nga vëllimet poetike të tij janë: “Hapat e mi mbi asfalt”, “Fjala gdhend gurin”, “ Udhëtoj i menduar” etj. Në prozë ka shkruar: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Njeriu me top”, “Trëndafili në gotë” etj.Pikturë nga Sefedin Stafa100 Gjuha shqipe 6

