Page 103 - Demo
P. 103
STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe vendosni shenjën në alternativën e duhur: Në strofën e parë të poezisë, autorit i ka bërë përshtypje:kthjelltësia e lumit, gurët e lumit.Në strofën e dytë të poezisë, autori:bën ftesë, përshkruan.Në strofën e tretë të poezisë, autori na krijon imazhin:e një natyre të qetë, e rrugëtimit të ujërave të kaltra.Interpretojmë poezinë 2 Cila nga idetë e mëposhtme mendoni se përcillet në këtë poezi?Bukuria e natyrës.Lidhja e njeriut me bukuritë e natyrës.Natyra është një mrekulli, të cilën duhet ta njohim, ta ruajmë dhe ta vlerësojmë.Analizojmë poezinë 3 Gjeni vargjet në të cilat autori përshkruan bukurinë e lumit të Valbonës. Nënvizoni fjalët që ka përdorur për këtë qëllim.Gjuha e poezisë 4 Përcaktoni llojin e figurave letrare të përdorura në vargjet e dhëna dhe shpjegoni kuptimin e tyre.Vargu Kuptimi Figura letrareTë duket si një qiell i dytë!Hedh vallen vala shushurimë! Me gotë lumin krejt ta pimë…?Andej nga shkon ta pinë brigjet 5 A rimojnë vargjet e kësaj poezie? Ç’lloj rime është përdorur? Sa vargje ka secila strofë?Reflektojmë rreth tekstit 6 Bëni një pesëvargësh me togfjalëshin lumi i Valbonës. Detyrë Mësoni përmendsh poezinë. + + + LexojmëTakim me poezinë 101

