Page 105 - Demo
P. 105
ia dëgjojnë muzikënfëmijët të gjithë.Dhe tetë dhe tetë ikin fluturim,dhe katër dhe katër,dhe dy e dy zhduken fare,dhe një dhe një s’bëjnë as një as dy,një dhe një ikin gjithashtu.Dhe zogu-lirë lot,fëmija këngës ia thotëdhe mësuesi thërret:kur do t'i lësh qyfyret!Po gjithë fëmijët e tjerëia dëgjojnë muzikëndhe muret e klasësshemben pa zhurmë:xhamat bëhen prapë rërë,boja bëhet ujë,bankat bëhen pemë,shkumësi bëhet gur,pena bëhet zog. STUDIM TEKSTI Përsëritja artistike krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë, grup fjalësh apo fjali të njëjta, me qëllim theksimin artistik të tyre. Në këtë poezi, përsëritja e vargjeve: ”…dy dhe dy katër/ katër dhe katër tetë…” krijon efektin e ritmit të përsëritur, ashtu si ditët shkollore.Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Si ndihet fëmija në orën e mësimit?Ç'lidhje ka fëmija me zogun?Cila është dëshira e fëmijës?Ç'lidhje ka kënga e zogut me matematikën?Interpretojmë poezinë 2 Cila është atmosfera e kësaj poezie? Cila stinë mendoni se është? 3 Po ju, a jeni ndier ndonjëherë si fëmija i kësaj poezie?Analizojmë poezinë 4 Qarkoni alternativën e duhur. Fëmija i kërkon zogut:a. ta shpëtojë nga ora e matematikës,b. ta shpëtojë nga atmosfera e mërzitshme e klasës,c. ta marrë me vete në fluturimin e pranverës.Gjuha e poezisë 5 Gjeni vargjet që përsëriten. Ç’figurë letrare krijojnë ato? 6 Gjeni metaforat dhe zbërtheni kuptimin e tyre.Reflektojmë rreth poezisë 7 Argumentoni qëndrimin tuaj në lidhje me temën: Loja është e dobishme në jetën e një fëmije. DetyrëMësoni pesëmbëdhjetë vargje përmendsh dhe recitojini para klasës.LexojmëTakim me poezinë 103

