Page 106 - Demo
P. 106
UNË, BIRI YTUnë, biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj.T'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;ta di gjakun që të vlon në gji,dallgën kur të rreh netëve t'pagjumtae të shpërthejë do si vullkan;më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, unë, biri yt.Para leximitBëni një pesëvargësh me fjalën Kosova. STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Cila është tema e kësaj poezie?Kujt i drejtohet poeti që në vargun e parë?Cila është lidhja e tij me atdheun?Interpretojmë poezinë 2 A ju duket se poeti bashkëbisedon me vendin e tij të lindjes? Ku e mbështetni mendimin tuaj?Analizojmë poezinë 3 Gjeni vargjet në të cilat poeti pasqyron vuajtjet e vendit të tij. 4 Komentoni vargjet: ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rreh netëve t'pagjumta.Gjuha e poezisë 5 Ç'figurë letrare është përdorur në fjalët e nënvizuara? T'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura. 6 Çfarë ju bën përshtypje në vargun hyrës dhe në atë mbyllës?Reflektojmë rreth poezisë 7 Zgjidhni vargjet që ju prekin më shumë. Shpjegoni pse. DetyrëBëni një album me temë \kosovarë.Ali Podrimja(1942-2012)LexojmëEpiteti është një fjalë përcaktuese, mbiemër, që i shtohet një emri për t'i pasuruar kuptimin, duke i dhënë bukuri artistike. Epiteti mund të jetë i thjeshtë, si p.sh.: “qiell blu”, “erë e ftohtë”, por mund të jetë edhe epitet metaforik, kur ndërthuret me metaforën, si p.sh.: “qiell i heshtur”, “zemër e lodhur” etj.Poezia \e autorit kosovar Ali Podrimja, i kushtohet atdheut. Lidhja e fortë e poetit me atdheun e tij, Kosovën, përcillet mes vargjesh të ngrohta plot ndjenjë e forcë. Poet i njohur bashkëkohor, i cili ka lindur dhe është rritur në Gjakovë. Në vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin terrorin e shpërnguljes në Turqi, poeti ndjeu nevojë të rezistojë, t’i kundërvihet tërthorazi synimit të pushtuesit me vargjet e tij. Podrimja ka botuar më shumë se dhjetë vëllime me poezi, ndër të cilat përmendim: “Thirrje”, “Shamijat e përshëndetjeve”, “Buzëqeshje në kafaz”, “Burgu i hapur”, “Lum Lumi”.104 Gjuha shqipe 6

