Page 108 - Demo
P. 108


                                    Para leximitPamje e parë (Burr' e grua)(Është natë. Brënda në një odë për të fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanë bëhen hazër për të rënur. Në fund të odës ndrit një llambë afër shtratit.)Tana Ndëgjo, burrë...Vangjeli Ç'ke, moj grua?Tana (rënkon) Jam sëmurë.Vangjeli Që kur! Ç'thua?Tana Ç'them? Ja, them që jam sëmurë, koka më digjet si furrë, s’e keshë pësuar kurrë.Vangjeli Po tani, vallë, ç'pësove? Më duket se u ftove; gjithë natën u zbulovedhe s’më le fare të flërë!Tana Gjithë ditën ç'keshe bërë? Ti për bar e për dru s’vete dhe qaej se nukë flete? Tërë ditën ngas qetë dhe drek' e darkë bëj vetë Gjithë puna përmi mua!Vangjeli Përse të kam marrë grua? Gratë për punë po janë.Tana (qesëndis) Edhe burratë të hanë dhe të rrinë nat' e ditë!Vangjeli (me inat) Mos më bën të të godit. se zakonë s'e harrova, sonte shumë të durova. Nga hunda s'më heq dot kurrë, se nuk' jam si çdo burrë! Jam shqipëtar i vërtetë, do të bëj si dua vetë! Ç'ke që s'pushon duke qarë? Nga unë ç'të ligë ke parë? S’të kam lënë si të tjerë, Vetëm, të shkret’ e të mjerë.14 VJEÇ DHËNDËRKomentoni në klasë filmin “Përrallë nga e kaluara”.Pjesa “14 vjeç dhëndër” është shkëputur nga komedia me të njëjtin titull e poetit shqiptar Andon Zako Çajupi, botuar për herë të parë në përmbledhjen poetike “Baba Tomorri”. Në fragmentin e mëposhtëm, përmes humorit dhe satirës, autori godet zakonet e vjetra që e shohin gruan si të vetmin person mbi të cilën bie barra e mbajtjes së shtëpisë, si dhe mendësitë e mykura patriarkale e zakonet e prapambetura.LexojmëAndon Zako Çajupi(1866-1930)Poet, dramaturg, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i cili lindi në Sheper të Zagorisë dhe jetoi në Egjipt për pjesën më të madhe të jetës. Që nga Egjipti, ai luajti rol aktiv në rrethet atdhetare, duke dhënë kontributin e tij për çështje të rëndësishme kombëtare. Ndër veprat e tij, përmendim: “Baba Tomorri”, “Pas vdekjes” dhe “Burri i dheut”. 106 Gjuha shqipe 6
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112