Page 109 - Demo
P. 109


                                    Komedia është një tekst dramatik ku personazhet, duke u ballafaquar me vështirësitë e jetës së përditshme, zbulojnë dobësitë e tyre, veset dhe mospërputhjen me realitetin. Ato përfshihen në situata humori, të përcjella me një gjuhë dhe shprehje të të folurit popullor e që të gjitha këto kanë një fund të lumtur.odë – dhomë.hazër për të rënur – gati për të fjetur.qaej – qahej, ankohej.ngas qetë – punoj tokën me ndihmën e qeve.përmi – përmbi.ç’të ligë – ç’të keqe.vresht – tokë e mbjellë me hardhi.e ndyera – e ndjera (për të vdekurën).takat – fuqi.darkënë – vaktin e darkës.nd’arë – nëpër arë.jap me të tretë – jap me qira. Nukë ika kurrë nga fshati, eja, s’të shkoi inati?Ngreu të biem të flëmë dhe këto fjalë t’i lëmë.Tana Bjer e fli, mua s’më flihet. …………………………Vangjeli (me inat) Folë, ç’do të thuash vallë! Do t’më lësh dhe sot pa gjumë?Tana Kemi ara, vreshta shumë. . .Vangjeli (me inat) Të gjitha ç’duhen i kemi, si do Zoti vetë jemi; si ne s’ka shumë të tjerë.Tana Sa qe e ndyera vjehrrë, pas takatit pleqërisë, bënte punët e shtëpisë, dhe kur ktheneshë nga ara, gjejë darkënë përpara. Po tani, ç’të bëj më parë, në vreshtë të jem a nd’arë? Të të bëj dhe drek’ e darkë? Tani s’mund, se jam më plakë.Vangjeli Plakë? S’je plakë, moj grua, po je ashtu si të dua.Tana (me të lutur) Të të vijë keq për mua: punëtë janë të rënda, S’punoj dot jashtë dhe brënda. Puno sa të duash vetë arat jepi me të tretë Kjo punë s’bënetë kurrë, po djali na u bë burrë. Ndaj të lutem ta martojmë, erdhi dita të gëzojmë. Ne pa nuse pse të rrimë? Kur të kem nusenë ndihmë, punëtë bënenë vetë, nukë rrojmë me jetë!Pse s’më flet?Vangjeli Ç'të them, moj grua? Çuditem me ç’fjalë thua! Katërmëdhjetë vjeç djalë do ta martosh?Tana Sa jam gjallë, dua të gëzoj si mëmë!FjalorFotografitë janë marrë nga AQSHF (Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit)Në skenën e teatrit 107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113